MЁNYRA E ABDESIT

 
Katrorė me kokos PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhria   
e mėrkurė. 21 shkurt 2007


Përbërësit:
- 4 vezë,
- 6 filxhana sheqer,
- 4 filxhana qumësht,
- 2 filxhana vaj,
- 1 'pecivë',
- 1 lugë kakao,
- 9 filxhana miell,                                        
- 1 kokos (100 gr.)

Kremi:
- 4 filxhana sheqer,
- 4 lugë kakao,
- 2 margarina,
- 3 gota qumësht.

Për fund:
- 2 kokosa (200 gr.)

Përgatitja:
Vezët dhe sheqerin i përzien mirë me mikser e pastaj ia shton vajin dhe qumështin. Krejt në fund ia shton miellin, pecivën, kakaon dhe kokosin dhe e len të pjeket.
Margarinën e vendos në një enë për t'u shkrirë e pastaj ia shton edhe të tjerat: sheqerin, kakaon dhe qumështin dhe i përzien kohë pas kohe. Pasi të vlojnë kremi lihet të ftohet.
Kur të pjeket, e len të ftohet, pastaj e pren në formë të katrorëve dhe secilin katror e shtin në kremin e përgatitur më parë për t'u lyer në të gjitha anët e pastaj e përzien me kokos.  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.