MЁNYRA E ABDESIT

 
Probleme me burrin rreth namazit... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 21 shkurt 2007

Pyetje:
Selam alejkum!
Kam dëshirë t'ua bëj një pyetje. Para tri viteve fillova të falem. Kam përjetuar një kënaqësi kur pata filluar të falem ndërsa tani
mundohem ta përjetoj por nuk mundem edhe pse i fali kohët e namazit. 
Por, sabahet po i lë mangët. Unë falem por kur i shoh fëmijët e 
mi që nuk falen (ata dinë të falen po pritojnë shumë) 
iu them faluni por ata nuk dëgjojnë.
A bashkohem në atë dynja me fëmijët e mi? Por edhe burri nuk falet,
ai ende nuk e din çka domethënë falja dhe më thotë: falu ti. 
Burrin e kam pak nervoz, kurrë nuk më ofrohet me fjalë
të mira, e unë mundohem sa herë të hidhërohem shkoj në 
shtrat e pajtohem. Më duket vetja si një shërbëtore për të, etj.

Përgjigje:
Alejkum selam!
Motër muslimane, Allahu të ndihmoftë dhe e udhëzoftë burrin tënd në namaz edhe fëmijët  e tu. Mos u dëshpëro për këtë. Mundohu që me sjellet e tua të mira t'i përfitosh ata, të githëve folju fjalë përkëdhelëse dhe përgjigju në kërkesat e tyre sa të kesh mundësi. Mundohu që të lëshosh ndonjë kasetë me ligjëratë islame që flet për Xhenetin dhe  Xhehenemin dhe ndaje një kohë që të lexosh diçka për jetën e Muhamedit alejhi selam për fëmijët kur është edhe burri prezent. Dhe bën dua motër që Allahu t'i udhëzojë ata ngase duaja e nënës së sinqertë nuk kthehet për fëmijët dhe bashkëshortin e saj. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Allahu iu hidhërohet atyre që nuk e lusin Atë." Dhe, dije motër se pas çdo vështirësie vjen lehtësimi dhe pas çdo mbrëmjeje patjetër do të lind dielli. Allahu ta lehtësoftë!

                                                                                                  Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.