MЁNYRA E ABDESIT

 
Lutjepranuesi (EL MUXHIB) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e hėnė. 10 mars 2014
 Shkaqet e pranimit të lutjeve janë: udhëtimi i gjatë, lutja e të sëmurit, e atij që i është bërë padrejtë, lutja e agjëruesit, lutja e prindit për fëmijën...




Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimi qofshin për të dërguarin Muhamed, për familjen e tij, si dhe për të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i lartësuar thotë: ”S'ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)!" Hud, 61.

Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe EL MUXHIB (LUTJEPRANUESI). Lutjepranuesi i lutjeve të lutësve, thirrjeve të thirrësve. Lutjepranimi i Tij është dy llojesh:

Lutjepranim i përgjithshëm për secilin që e lut, lutje adhurimi dhe lutje kërkesë. Allahu thotë: “Zoti juaj ka thënë: ‘Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem’” Gafir, 60.

Lutje (dua - mes’eleh) është të thotë robi: “O Zot më jep këtë, ma largo nga unë këtë.” Kjo lloj lutje ndodh me secilin: të mirin dhe të keqin. Allahu i përgjigjet secilit që i bën lutje varësisht nga gjendja dhe varësisht nga urtësia e Vet. Kjo na bën me dije dhe na jep të kuptojmë bujarinë e madhe të Allahut të Lartësuar, bamirësinë e Tij të madhe ndaj të mirit dhe të keqit. Dhe kjo, nuk na jep të kuptojmë gjendjen e mirë të lutësit (thirrësit) nëse Allahu ia pranon lutjen atij, nëse nuk shoqërohet me këtë që tregon për të, si sinqeriteti i lutësit, ose e vërteta qëndron me të, si lutjet e profetëve për popujt e tyre ose kundër tyre, e Allahu u përgjigjet në lutjet e tyre. Kjo na jep të kuptojmë në sinqeritetin e tyre në atë që komunikojnë dhe nderin e tyre që kanë tek Zoti i tyre.

Pikërisht, për këtë arsye i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) shpesh lutej me lutje në mënyrë që të shohin muslimanët dhe të tjerët pranimin e lutjes nga ana e Allahut të Lartësuar. E gjithë kjo është dëshmi dhe argument i profetësisë së tij dhe shenjat e sinqeritetit të tij. Gjithashtu ajo që përmendet nga shumë të afërm të Allahut të Lartësuar në pranimin e lutjeve të tyre, e gjithë kjo dëshmon për kerametet (nderin dhe pozitat e larta) që kanë tek Allahu i lartësuar.

Ndërsa, lutjepranimi i veçantë, për këtë ka shkaqe të shumta, ndër to mund të përmendim: Lutja e nevojtarit të cilin e ka goditur ndonjë vështirësi e madhe, Allahu pranon lutjen e tij, Ai (Allahu) thotë:“A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës.” Neml, 62.

Shkak i kësaj është nevoja e madhe për Allahun, thyerja e madhe e zemrës para Tij dhe ndërprerja e lidhjes me krijesat, për shkak të mëshirës së madhe të Allahut e cila ka përfshirë të gjitha krijesat varësisht nga nevoja e tyre, e si është puna pra, me atë që ka nevojë të madhe?!

Gjithashtu, ndër shkaqet e pranimit të lutjeve është edhe udhëtimi i gjatë, ndërmjetësimi tek Allahu me ndërmjetësimet më të dashura, me emrat dhe cilësitë e Tij, me begatitë e Tija. Gjithashtu lutja e të sëmurit, e atij që i është bërë padrejtë, lutja e agjëruesit, lutja e prindit për fëmijën ose kundër tij në kohë dhe çaste të ndershme kur pranohen lutjet.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.