MЁNYRA E ABDESIT

 
Higjiena ushqimore- rregullat pėr t’u mbajtur mend PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e hėnė. 10 mars 2014


 

Për të mbrojtur shëndetin tonë, është mirë të respektojmë disa rregulla për një sjellje të mirë higjieno-sanitare, edhe në fushën e ushqimit. Duken këshilla banale, por pikërisht falë atyre evitojmë helmimet nga ushqimet.

  

Ja disa rregulla të thjeshta, të cilat është mirë të përsëriten:

•  Lani gjithmonë duart para se të uleni në tavolinë. Në qoftë se nuk keni mundësi për ujë e sapun, përdorni xhel dizinfektues për duart, të cilin duhet ta mbani gjithmonë me vete. Dhe ushqimin fillojeni me emër të Allahut, thuani Bismilah…
•  Mos ngrini kurrë një produkt të shkrirë: rrezikoni botulizmin, që  është një helmim shumë i rrezikshëm nga ushqimet. Ky rregull vlen edhe për bukën që blihet në supermarket: shpesh janë me brumë të parapjekur dhe të ngrirë më parë dhe më pas të shkrirë e të ngrohur në dyqan.
•  Kontrolloni temperaturën e frigoriferit: nuk duhet të jetë më e lartë se 4°C, përndryshe ka rrezik që të krijohen mikrobe që mund të shkaktojnë infeksione ushqimore.
•  Pastroni vazhdimisht frigoriferin me një sfungjer të pastër dhe të dizinfektuar apo të njomur me uthull. Pa frikë, era do të avullojë menjëherë.
•  Mos i harroni ushqimet në frigorifer: kontrolloni vazhdimisht nëse ka nga ato që janë duke u prishur.
•  Para se t’i konsumoni, lani frutat e perimet, për të evituar praninë e mikrobeve dhe mbeturinat e antiparazitëve. Mirë do të ishte të përdorej soda e bukës në një enë me ujë për larjen e perimeve që konsumohen të freskëta.
•  Kontrolloni shpesh datën e skadencës së ushqimeve, duke përfshirë edhe ato që nuk prishen shpejt (miell, drithëra, erëza): rreziku është pikërisht te përdorimi i ushqimeve të vjetra që janë në dollap prej vitesh.
•  Pas gatimit, mos e lini ushqimin më shumë se 2 orë në temperaturën e ambientit.
•  Mbroni ushqimet e konsumuara, të gatuara apo gjysmë të gatuara, me një qese transparente ose futini në enë hermetike, për të evituar ndotjen.
•  Zgjidhni më mirë gatimin me avull, i cili ruan vlerat ushqimore.

 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.