MЁNYRA E ABDESIT

 
Muhamedi alejhi selam, ti dhe sprovat PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e shtunė. 21 dhjetor 2013
 Ndoshta ty të ka goditur njëra nga këto apo disa, ndërsa të dërguarin e Allahut e kanë goditur që të gjitha. Andaj, duro!



- A të kanë vdekur të dy prindërit?
I dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, është rritur jetim.

- A të ka vdekur ndonjë fëmijë?
Të dërguarit të Allahut i kanë vdekur të gjithë fëmijët sa ka qenë gjallë, pë
rveç Fatimes, Allahu qoftë i kënaqur me atë.

- A të ka akuzuar dikush në nderin tënd?
I dërguari i Allahut është akuzuar për nderin e gruas së tij, Aishes, Allahu qoftë e kënaqur me atë.

- A të është ngushtuar kjo botë dhe nuk ke pasur furnizimin e një dite?
Në shtëpinë e të dëguarit të Allahut nuk është ndezur zjarri një muaj.

- A ke borxhe?
Ka vdekuar i dërguari i Allahut, ndërsa mburoja e tij ishte hipotekë tek çifuti.

- A je kërcënuar me vdekje?
I dërguari i Allahut ishte i kërcënuar nga çifutët dhe paganët.

- A je nënçmuar ndonjëherë nga ndokush?  
Të dërguarit të Allahut ia kanë vendosur zorrët e deves mbi atë.

- A i bart peripetitë dhe telashet e një çështjeje?
I dërguari i Allahut ka bartur dertin e davetit dhe mesazhit.

- A të ka përgënjeshtruar ndokush dhe ta ka refuzuar fjalën tënde?
Të dërguarin e Allahut e ka përgënjeshtruar populli i tij dhe ia kanë refuzuar fjalën e tij.

- A je akuzuar për diçka që nuk e ke vepruar?
I dërguari i Allahut është akuzuar për magji dhe çmenduri.

- A je lodhur nga adhurimi?
Të dërguarit të Allahut iu janë ënjtur këmbët nga namazi i natës.

Ndoshta ty të ka goditur njëra nga këto apo disa, ndërsa të dërguarin e Allahut e kanë goditur që të gjitha. Andaj, duro!


Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.