MЁNYRA E ABDESIT

 
Mendjemadhėsia PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Rejhana Ēekrezi   
e martė. 05 nėntor 2013
“Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.”(31: 18).



Mendjemadhësia është një fenomen që dallohet qartë në gjeste, në të folur dhe në mënyrën se si qëndron. Një pjesë e madhe e njerëzve e kanë këtë gjest, kurse muslimani e di që mendjemadhësia nuk ka vend në fenë tonë dhe këtë e kemi të cekur qartë në Kur'an:

“Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.” (31: 18).

Dhe kur mundohemi t’i këshillojmë, që të ndryshojnë sjelljet e tyre apo të udhëzohen edhe ata në Islam, ata na përgjigjen me tallje, nënçmim madje edhe me ofendime. Kjo ka ndodhur edhe në kohët e hershme dhe për këtë na tregon Kur'ani:

“Dhe sa herë që unë i thërrisja ata për t'u falur Ti atyre mëkatet, ata i venin gishtat e tyre në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë”. (71: 7).

 Interesante është se në kohët e mëhershme mendjemadhësi kanë shfaqur vetëm të pasurit, kurse sot këtë e bën çdokush dhe kjo vërehet në rastet e cekura më sipër.
Njerëzit kanë harruar se një ditë do të vdesin. Secili garon të bëj jetën e vet sa më të rehatshme dhe nuk brengoset që me sjelljet e tij i lëndon të tjerët dhe e hidhëron Krijuesin. Kjo jetë është e përkohshme dhe e rrejshme dhe për këtë na lajmëron Kur'ani:

 “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kiametit, e kush i shmanget zjarrit e futet në xhenet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues”. (3: 185).

Allahu na ruajttë që të mos devijojmë përsëri pasi të jemi udhëzuar në Islam!

Një tregim shumë interesant po më kujtohet lidhur me pasurinë dhe dobitë e saj dhe po e përmend shkurtimisht në këtë shkrim.

Paska qenë një musliman shumë i pasur, i cili para se të vdiste ia la vetëm një amanet të birit i cili nuk ishte fare i udhëzuar në Islam, dhe ishte dhënë aq shumë pas epsheve dhe jetës në këtë dynja.
Ia kishte lënë amanet që kur të vdiste, para se ta varrosnin, t’ia mbathnin një palë çorape të leshta.
Kur erdhi ky moment i biri u mundua ta bindte imamin për këtë, por ai asesi nuk pranoi. 
Pasi e varrosi të atin dhe u kthye në shtëpi, i biri vrapoi të hapte arkën ku i ati ia kishte lënë trashëgiminë e pasurisë së tij dhe kur e hapi aty gjeti një letër dhe e mori ta lexonte.
Në letër shkruante kështu: “Biri im, a po e sheh? Nga tërë pasuria që e pata sa isha gjallë nuk munda t’i marrë as një palë çorape me vete në botën tjetër!”

Mendoj se kjo është një këshillë shumë e mirë për të gjithë ne. 

Gjithmonë duhet të kemi parasysh që një ditë do të vdesim dhe do të dalim para Allahut të Lartësuar.

Gjithmonë duhet të kemi kujdes, t’i përmirësojmë sjelljet tona, dhe të pendohemi e të kërkojmë falje nga Allahu xh.sh., që t’i shpetojmë dënimit që e përshkruan Kur'ani:

“Ai që shtrembëron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t'i humb njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t'i takojë poshtërimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kiametit atij do t'ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit)”. (22: 9).

 

Allahu i udhëzoftë vëllezërit dhe motrat tona që kanë devijuar, dhe na ruajttë prej xhehenemit! Amin!


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.