MЁNYRA E ABDESIT

 
Varri tė thėrret! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e mėrkurė. 18 shtator 2013
 O biri i Ademit! Ec me shoqëri mbi tokë, ndërsa do të hysh në barkun tim i vetëm. O biri i Ademit! Gëzohesh dhe bën shaka mbi shpinën time, por do të qash në barkun tim...




O biri i Ademit! Ec me shoqëri mbi tokë, ndërsa do të hysh në barkun tim i vetem.
O biri i Ademit! Gëzohesh dhe bën shaka mbi shpinën time, por do të qash në barkun tim.
O biri i Ademit! Po han kamatën, të ndaluarën, pasurinë e jetimit mbi shpin
ën time, por do të hanë krimbat në barkun tim.
O biri i Ademit! Po shikon në të ndaluarën me sytë e tu, do të shohësh se çka të pret në barkun tim.
O biri i Ademit! Dëgjon muzikën me veshët e tu, por do të përjetosh tmerrin në vendbanimin tënd. Çka ke përgatitur për këtë ditë?

Allahu thotë: ”Çdo gjallesë do ta shijojë vdekjen”.
Çdo fillim ka mbarim, çdo forcë ka dobësinë, dhe çdo jetë ka vdekjen.
Allahu thote: ”Ti, me siguri do të vdesësh, edhe ata kanë për të vdekur”. (Zumer: 30)
”Kudo që të jeni, vdekja do t’ju arrijë, qoftë edhe në kulla të larta e të fortifikuara”. (Nisa: 78) 
“Çdo gjallesë do të shijoje vdekjen, pastaj do të ktheheni tek Unë”. (Ankebut: 57)

Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Përkujtojeni shpesh shkatërruesin e kënaq
ësive, vdekjen”.
Nga gjerësia e vendbanimit tënd, do të hysh në varrin e ngushtë.


Vëllezër dhe motra!

Varri është shtëpia e vetmisë, shtëpi e huaj, shtëpi e krimbave , ky është varri të cilin e kemi harruar, ky është varri që i ka bërë të qajnë shumë njerëz të mirë e dijetarë. 

Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga terri dhe vetmia e varrit, nga shtrëngimi i varrit dhe ngusht
ësia e tij.

SubhanAllah! Biri i Ademit, ashtu sikurse ke ardhur në këtë botë i vetëm, del nga kjo botë i vetëm, pa pasuri, familje dhe fëmijë. Nga llojllojshmëria e rrobëve del nga kjo botë vetëm me punë dhe qefin.

Në errësirën e varrit nuk ka as nënë, as baba, as vëlla apo shok që të shoqëron.

Vëlla dhe ti motër e nderuar: mendo për një çast se ti je ai që lëshohesh në varr, çka do të ndryshosh nga ky moment?

Çka të dëshirosh, atëher
ë vepro para se të sjellin në atë gropë, derisa ende e ke shpirtin në trupin tënd, ende ke mundësi të pendohesh dhe të përmirësohesh. Dera e pendimit është e hapur, mëshira e Allahut shkon e vjen, sot arsyetimi është i pranueshëm dhe mëkati është i falur, jepi fund robërimit nga mëkatet para se një ditë të pendohesh e që do të jetë vonë dhe para se të ndahesh nga kjo botë.


Ky është fundi i njeriut, dhe ky është vendbanimi i tij i vërtetë i cili është vendbanimi i parë i botës tjetër.
Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur qëndronte mbi varr qante derisa i lagej mjekrra. I thanë atij: Përmendet xheneti dhe zjarri e nuk po qan, ndërsa po qan nga kjo?
Tha: Varri është vendbanimi i parë i botës tjetër…”.

Muhamedi alejhi selam k
ërkonte mbrojtjen e Allahut nga dënimi i varrit.

O Allah! Bëji varret tona kopsht prej kopshteve të Xhenetit e jo gropë prej gropave të Xhehenemit. Amin!

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.