MЁNYRA E ABDESIT

 
Operacion pa bisturi - gurėt e tėmthit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Suzana Hasani   
e martė. 17 shtator 2013

 

Pastrimi i mëlçisë në mënyrë natyrale


Fshikëza e tëmthit është një qese e vogël, që ”magazinon” lëngun e tëmthit dhe e çliron si ndihmues në procesin e tretjes. Ushqimi i tretur pjesërisht në stomak kalon në zorrën e hollë ku derdhet tëmthi pas vakteve të ngrënies. Tëmthi është një lëng me ngjyrë jeshile në
të verdhë dhe përmban kolesterol, lecitin dhe kripëra biliare. Në qoftë se fshikëza e tëmthit nuk punon siç duhet atëherë personi do të ketë probleme serioze me tretjen.

Gurët janë problemi më i madh që mund të ketë fshikëza e tëmthit, të cilët formohen nga kristalizimi i kolesterolit dhe kripërave biliare.

Pastrimi i mëlçisë prej gurëve të tëmthit është një dëshirë e të gjithë njerëzve, e sidomos të atyre që vetëm më kanë këso lloj problemesh dhe dëshirojnë të arrijnë shëndetin e plotë.

Procedura është shumë e thjeshtë, e padhimbshme dhe në fund të fundit shumë e lirë nga ana ekonomike nëse krahasohet me operacionet e vërteta nga jashtë. Pa mos përmendur këtu kohën e cila na duhet investuar për një trajtim medicinal.

Por duhet cekur se në raskte akute operacioni është i paevitueshëm. Kjo metodë është mirë të praktikohet para se të arrijmë në fazën akute të sëmundjes.

 

 





 





Materiali i duhur për një person:

·         2-3 fruta të grejpfrutit,

·         125 ml vaj ulliri,

·         4 lugë ushqimi magnesiumsulfat (kripë e idhët), e cila mundet të gjendet nëpër barnatore dhe drogeritë e ndryshme. Duhet të konsultoheni nëpër vendet përkatëse, por gjendet gati çdokund në vendet e cekura.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------
Parakushte të favorshme:

·         Trupi të jetë i liruar nga parazitët dhe nga gjëra tjera patologjike.

·         Hëna të jetë në fazën e zvogëlimit, pra pas hënës së plotë, pas ditës së 15 e poshtë, sipas kalendarit hënor (islam).

 

Përgatitja:       Tretet kripa e idhët në 8 dl ujë dhe lihet të qëndrojë e ftohtë 

                           (por jo shumë, pra jo në frigorifer)

Veprimi:

Në ditën e parë:

·         Drekoni për drekë një ushqim i cili tretet lehtë, pastaj agjëroni, (abstenoni)  nga çdo gjë tjetër.

·         Pasdite nëse është e mundshme bëni një vaskë të ngrohtë (banjë të ngrohtë, apo edhe vetëm një dush, vendosni ju nga mundësitë tuaja),  pastaj 1 orë pushoni, të shtrirë me një shishe të ngrohtë mbi mëlçi apo diçka tjetër të ngrohtë.

 

Ora 18.00 dhe 20.00  

·         Tash pini 2 dl. nga tretësira e kripës së idhët, të cilën e keni përgatitur më parë. Para se të pini tretjen, tundeni shishen mirë që solucioni apo tretja të përzihet mirë mes vete.

Ora 21.00

·         Shtrydhni frutat e grejpfrutit dhe vetëm lëngun e tyre (i cili përafërsisht arrin dikund 190 ml pa të mbrendshmet e frutave),  përzieni me 125 ml. vaj ulliri. Përzieni ato mirë dhe leni në një vend të ftohtë (jo në frigorifer).

Ora 21.45:

·         Kryeni të gjitha veprimet e juaja që i veproni para gjumit, toaletin e mbrëmjes dhe pastrimin e dhëmbëve duke mos harruar të kurdisni orën, apo siç eshtë sot zakon celularin për zgjim, në ora 06.00 ose makimum në ora 07.00 të mëngjesit.

 

Ora 22.00:

·         Tretjen (përzierjen) e krijuar më parë të grejpfruteve dhe vajit të ullirit tundeni edhe njëherë mirë dhe pine atë sa më shpejt.

·         Nëse nuk mundeni të fleni menjëherë do të ishte mirë të merrni ndonjë mjet natyral për gjumë, që më parë, por nuk është patjetër e nevojshme.

·         Shumë me rëndësi: menjëherë pas marrjes së tretjes duhet të shtriheni në krevat dhe minimum 20 minuta të qëndroni të shtrirë dhe të qetë në shpinë. Prapë ju ndihmon një shishe e ngrohtë të cilën do ta vendosni mbi mëlçi për të arritur efekt më të mirë për qetësim.

 

Ora 06.00 ose ora 07.00: 

  • Kur të zgjoheni, menjëherë pini 2 dl tjera nga tretja e kripës së idhët. Prej tash ju me siguri se do të duhet të shkoni më shpesh në toalet pasi vetëm se fillon zbrazja e gurëve. Zorrët me anë të kësaj tretje fillojnë të nxjerrin jashtë shumë konkremente, gurë të gjelbër dhe të kaftë nga qesja e tëmthit. Ka mundësi të jenë të vogël në formë të grizit apo edhe gurë të mëdhenj. Por një gjë është shumë specifike te gurët e tëmthit: ata nuk janë të fortë.

 

Ora 08.00 ose ora 09.00:

 

·         Me  rëndësi: 2 orë pas zgjimit pini 2 dl e fundit të tretjes së kripës së idhët. Sekretimi (dalja) i gurëve ka mundësi të zgjasë edhe deri mbi 3 orë të tëra, andaj nuk duhet të shqetësoheni nëse edhe në parambrëmje shkoni shpesh në toalet. Është më se normale.

 

Ora 10.00

·         Tash mundeni lirisht të hani një mëngjes të lehtë.

 

Përsëritje të tretmanit 

 

·         Në vitin e parë tretmanin apo kurën (quani si të doni ju) duhet kryer 6 deri në 10 herë për të arritur një pastrim të tërësishëm të mëlçisë. (Nëse mendoni se është e tepërt për ju, atëherë së paku dy herë në vit. Kjo është prapë më mirë se moskryerja e saj dhe ashtu - ashtu vjen koha që të arrini suksesin e duhur me kohë).

·         Midis përsëritjeve duhet së paku 2 javë të pritni. Suksesi më i mirë arrihet sikur kjo të konsumohej çdo muaj, gjë të cilën e vendosni ju vetë.

·         Nga viti i dytë ju duhet të kryeni tretmanin vetëm dy herë në vit.

 

Efektet pozitive 

·         Me anë të marrjes së koktelit zgjerohen përçuesit e tëmthit të cilët janë të ngjitura në zorrët e holla. Mëlçia dhe tëmthi pastrohen nga mbeturinat e gurëve, të cilat me anë të zorrëve nxirren jashtë.


Efektet anësore 

·         Deri më tash nuk janë të njohura.

 

Kontraindikacionet 

 

·         Të panjohura. Pasi me anë të tretmanit arrihet deri te një lehtësim dhe përmirësim i mëlçisë dhe tëmthit.

 

 

Për fund lus All-llahun e Lartësuar ta pranojë këtë vepër që është thjesht vetëm për hir të Tij dhe për asgjë tjetër. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve, bekimet dhe përshëndetjet  tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhamedin s.a.v.s., mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjithë besimtarët.

 

 Poashtu lus Allahun e Lartësuar që të shërojë gjithë të sëmurit tanë, pasi vetëm Ai është Shëruesi i plotë dhe askush mos të ketë nevojë për shërim. Kjo metodë është vetëm një shkak ku Allahu jep sukses nëse don e nëse jo, atëherë kjo është vetëm si mëshirë e Tij për ne, për shlyerje mëkatesh dhe rritjen e gradave tona në këtë botë dhe në ahiret.

 

     Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.