MЁNYRA E ABDESIT

 
Agjėrim nė kulm tė nxehtėsisė…!! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arbėr Berisha   
e shtunė. 03 gusht 2013

Allahu është me ty, o besimtar, qëndro i palëkundur nga stuhitë e kohës dhe stuhitë e nxehtësisë.








Falënderimi i takon Allahut, i cili na krijoi, na përsosi në formën më të bukur, na dalloi si krijesa me intelekt e zgjuarësi. I Madhërishmi Allah skalit bukur në Kuran këto versete:

“A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?" Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët. A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija
(krime) se do të na shpëtojnë (t'u ikin dënimeve)? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre! E kush shpreson takimin e All-llahut, s'ka dyshim se afati i All-llahut do të vijë patjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi. (Ankebut, 2-5).

Pra, besimi yt duhet të dëshmohet me durim dhe sacrifice, sidomos në këto ditë të nxehta, ndër ditët më të nxehta të vitit. Allahu ka begatuar e lëshuar mbi besimtarët rahmet dhe lehtësi në agjërim, ku dihet se shumë njerëz që nuk janë agjërueshëm rrinë me shishe të ujit te koka, e duke pirë ankohen, ”uh sa vapë”, “u dogjëm”, ”o sa nxehtë”, kurse tek muslimani nuk vërehen këto ankesa, tek ai i cili ka iman në zemrën e tij. A thua vallë, këta mos agjërues që ankohen sa nxehtë, u dogjëm, a nuk mendojnë rreth këtyre ajeteve kuranore:

“E sikur t'i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: "Ah sikur të ktheheshim
(në dunja), të mos gënjejmë faktet e Zotit tonë e të bëhemi nga besimtarët!" (Enam: 27) dhe:
Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët. Për ata është përgatitur shtrat nga zjarri dhe mbulojë (nga zjarri). E kështu pra i shpërblejmë zullumqarët. (Araf: 40-41).

Lind pyetja: Si duhet të mbrohemi nga ky zjarr, kjo vapë e batërdi e zjarrit të xhehenemit, nga kjo nxetësi e padurueshme? Ne mbrohemi me agjërim të sinqertë edhe kur dielli në këtë dynja nxen shumë, por krahasuar me nxehtësinë në xhehenem është klimë-kondicioner.


I Dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Prandaj nxehtësinë më të madhe që e ndieni në verë është shfryrje (frymënxjerrje) e zjarrit të xhehenemit, kurse të ftohtin e madh që e ndieni në dimër është nga shfryrja (frymënxjerrja) e të ftohtit të xhehenemit”. Në ditën e Kiametit për krijesën do të ndërmjetësojnë Kur'ani dhe agjërimi. Agjerimi thotë: “O Zoti im, unë e pengova nga ushqimi dhe nga dëshirat gjatë ditës, andaj pranoje ndërmjetësimin tim për të (mos e dëno). Ndërsa Kur'ani thotë: “O Zoti im, ia kam penguar gjumin gjatë natës, andaj pranoje ndërmjetësimin tim për të”.

Pejgamberi a.s. ka thënë: ”Dhe kështu u pranohet ndërmjetësimi të dyve (për krijesën). Kush e agjëron Ramazanin pastaj e përcjellë atë me 6 ditë të muajit sheval do të konsiderohet sikur të kishte agjëruar tërë jetën.”
Nga fjala “zjarr” kuptojmë se me të kihet si qëllim Xhehenemi, e jo vetëm zjarri i tij, mirëpo në hadithe shpesh përmendet zjarri dhe me të kuptohet Xhehenemi për dy shkaqe kryesore: 1- zakonisht shumica e llojeve të dënimeve janë me origjinë nga zjarri. 2- zjarri është një ndër dënimet më të dhimbshme i përcaktuar për kategorinë me të keqe të njerëzve, në të cilën futen qafirët, siç është rasti i Faraonit dhe familjes së tij, të cilin Allahu e përmend në Kuran.

Sot kur mediat e shkruara dhe audio-vizuele po tregonin kulmin dhe ditën më të nxehtë të vitit, ti agjërues ia dole, vallahi ia dole se Allahu është me ty ashtu si
ç i tha Ebu Bekrit i Dërguari a.s.:

Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: "Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!" E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti. (Teube 40).

Allahu është me ty, o besimtar, qëndro i palëkundur nga stuhitë e kohës dhe stuhitë e nxehtësisë. Dielli dhe nxetësia u bënë për ty mëshirë dhe falje nga gjynahet, u ter djersa në trup për Allah, u mor shpërblimi dhe sakrifica për hir të Madhërisë së Allahut. U freskua trupi dhe shpirti me fjalën Allah, era e gojës tënde aromë trëndafili, djersa jote si ujë zemzemi larje mëkatesh, ibadeti yt fisnik dhe i sinqertë në këto ditë të gjata u shpërblye pa pikën e dyshimit. Transmetohet se Ebu Bekri ka agjëruar gjatë verës dhe jo në dimër (agjërim vullnetar) dhe Omeri e këshilloi djalin e tij në shtratin e vdekjes: "Përpiqu që ti arrish virtytet e besimit", dhe gjëja e parë që ai e përmendi ishte agjërimi gjatë të nxehtit të verës së ashpër. Kabi ka thënë se All-llahu i tha Musait: "Ia kam bërë Vetes obligim që secilit i cili është i etur për hir Timin, etja do t’i shuhet në Ditën e ringjalljes," dhe të tjerët thonë se ajo është e shkruar në Teurat: "Lajme përgëzuese për secilin që veten e bën të uritur në këmbim të një ditë të Madhe, ditë kur uria e tij do të furnizohet, dhe lajme të gëzueshme për atë që e bën veten të etur në këmbim për ditën e Madhe kur etja e tij do t’i shuhet ". Nxehtësia dhe asgjë s’e ndalë agjëruesin e devotshëm i cili don ta arrijë shpërblimin e agjërimit dhe ibadeteve që ai bën ditën e natën për  hir të Allahut të Madhëruar.

Agjërues, nxetësia për ty është:

1) Falje mëkatesh, pastrim i madh.

2) Përkujtim, se xhehenemi do të jetë tmerr dhe dënim i nxehtë për ata që nuk agjëruan dhe mundësinë e patën.

3) Nxehtësia për ty është përkujtim se dikush në shkretëtira dhe vende të nxehta s’ka bukë për të ngrënë.

4) Eksperiment për sabrin tënd

5) Lodhje për t’u rilindur e ngritur në lartësi imani yt.

6) Mbushje e syve të zemrës dhe mendjes me frikë, dashuri e respekt ndaj Allahut.

7) Stërvitje me organizmin dhe shtypje e epshit-egoist.

8) Zbutje dhe urtësi.

9) Ngritje imanit për Islam me shumë përpikmëri.

10) Fitim shpërblimesh të panumërta për
çdo moment që kalon.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.