MЁNYRA E ABDESIT

 
Gėzohu, o agjėrues! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arta   
e shtunė. 03 gusht 2013

Gëzohu, o agjërues, se ti je fitues
Në këto ditë vape
Në këto ditë të gjata
Muslimani i vërtetë 

Agjëron me shumë lehtësi dhe vullnet
Asgjë nuk mund të na ndalë
Asgjë s'mund t'na pengojë
Kur e dimë që për Ty, o Allah
Ne po agjërojmë...
Jo nuk na ndalë, as etja, as uria
Kur e dimë që po agjërojmë për Ty, o Allah.
Na rritet devotshmëria
Me dhikër dhe pendim
Me Kuran dhe nënshtrim
Me namaz dhe me kërkim-falje
Kalon këtë muaj të bekuar
Çdo musliman.
Duro, o agjërues, se ti je fitues
Duro, mos u dorëzo,
Nga agjërimi jo ti mos heq dorë
Në këtë muaj me shumë sinqeritet
Kërko nga Zoti që agjërimi 
Të jetë i pranuar dhe i lehtë
Gëzohu, o agjërues, se ti je fitues
Me agjërimin tënd 
Veten e pastron 
Dhe shpërblime të shumta do të fitosh
Allahu i Madhërueshëm ty do të shpërblen 
O ti njeri që agjërueshëm je 
Gëzohu ti pa ndalë 
Shpërblime të shumta ke për të marrë.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.