MЁNYRA E ABDESIT

 
Kur Ramazani neglizhohet PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e mėrkurė. 24 korrik 2013
O Allahu ynë! Bëje këtë Ramazan muaj ndryshimi për ne. Një shans për të shtuar veprat e mira dhe për t’u larguar nga punët e këqija.







Një pjesë e shoqërisë kanë zgjedhur t’i përkushtohen mu në këtë muaj të bekuar televizorit e kompjuterit, rrjeteve sociale si facebook, twitter etj., ndërsa qoftë edhe një natë të vetme nuk i mbyllin këto mjete që ia lodhin e skuqin sytë, për t’u freskuar me abdes e namaz nate që do t’ia hapte gjoksin e pushonte sytë.
Hap televizorin dhe shikon seriale të ndryshme, filma etj., sikur të mos ishte për të Ramazan!!!
Nuk hap as mus’hafin e as nuk falet natën, sikur të mos ishte për atë Ramazan.
Sa hap e mbyllë sytë ikën Ramazani dhe e dëgjon duke thënë: po shpejt ka kaluar ky Ramazan.
Mirë, na trego pse të të pres ty Ramazani kur ti nuk e shfrytëzon atë, pse mërzitesh për mysafirin që nuk i ke bërë asnjë nder, pse e pse?!!! A je mashtrues i vetes ti! A logjikon ti! A din të dallosh të mirën nga e keqja?!
Pse ke qëndruar 30 ditë kot, kur ti nuk je krijuar të qëndrosh kot, por për të adhuruar Allahun e Lartësuar?
Shumë njerëz kanë shpresuar ta arrijnë këtë Ramazan, por iu janë lidhur këmbët dhe kanë kaluar në botën tjetër. Pse ia lidh vetes këmbët duke qenë gjallë?
A thua, a do ta pritnin Ramazanin ata sikurse ti, apo do ta shfrytëzonin në maksimum? Po ti sikur të ishe në vendin e tyre si do të veproje? 
Pse nuk ndalesh të mendosh se një ditë do të vdesësh edhe ti si gjithë të tjerët.
Pse nuk e pyet veten a je bërë gati për udhëtimin e gjatë? 
Pse nuk e pyet veten a ke më shumë punë dhe fjalë të mira apo të këqia.
Pse nuk e pyet veten, a thua pse këta njerëz mundohen më shumë gjatë muajit të Ramazanit?
Shfrytëzoje këtë Ramazan sepse ndoshta mund të jetë i fundit. Shfrytëzoje këtë rast të artë që të është dhënë nga Allahu i Lartësuar.
Shfrytëzoje para se të pendohesh, kur nuk do të bën më dobi asgjë.
Mblidhi forcat dhe vendos të ndryshosh për të mirë, dhe të kapesh këto ditë të mbetura të Ramazanit. Ende ka kohë, mëshiroje veten dhe nxito në punë të mira.
Kapu fort për karvanin e të penduarve dhe mos harro se dyert e e pendimit jane hapur për çdo njeri. 
O Allahu ynë! Bëje këtë Ramazan muaj ndryshimi për ne. Një shans për të shtuar veprat e mira dhe për t’u larguar nga punët e këqija.

Përgatiti: 
Hoxhë Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.