MЁNYRA E ABDESIT

 
Agjėrimi dhe shėndeti PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arbėr Berisha   
e premte. 19 korrik 2013
 Agjërimi përmirëson shëndetin, rregullon metabolizmin, rifreskon gjakun, indet, pastron organizmin nga toksiciteti, lan tëmthin, lukthin-stomakun e pastron nga mbetjet e tepruara që e ngarkojnë tej mase.





 Një proverbë arabe thotë: “Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”.
Kur njeriu nga mendjelehtësia refuzon agjërimin, ai ka refuzuar vetveten e tij, sepse ka humbur sevapin, ka humbur shëndetin dhe kujdesin për organizmin e tij. Një mjek rus e quajti agjërimin operacion pa bisturi (skallper).

Falënderojmë Allahun që na fali shëndetin por mos të harrojmë se do të përgjigjet robi për të, siç tha Resulullahi a.s.:

“…
Shëndetin para se të vie sëmundja”, pra ta parandalosh sëmundjen përderisa je me shëndet. Helmet më të mëdha vijnë nga ushqimet me të cila ushqehemi. Pejgamberi a.s. ka thënë: ''Ena më e keqe e birit të Ademit është barku i tij. Birit të Ademit i mjaftojnë vetëm disa kafshata për të jetuar. Nëse kjo është pak për të, le ta lerë një të tretën e stomakut për ushqim, një të tretën për pije, dhe një të tretën për të marrë frymë.'' (Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi).

Agjërimi pastron organizmin nga helmet ushqimore dhe mbetjet organike, rrit aftësinë trupore, përgatit fizikisht çdo pjesë të trupit, i jep energji, e formatizon dhe i jep freski. Sot problemi i obezitetit-trashësisë është bërë problem global, janë formuar shumë organizata, fondacione për të luftuar dhjamosjen, por më kot kur njerëzit nuk agjërojnë dhe nuk i përmbahen rregullave nga Kurani famëlartë. Fudajl Ibn Ijadi ka thënë: 
''Dy gjëra e vdesin zemrën: të folurit dhe të ngrënit e shumtë.'
'
Njeriu duhet të hajë me masë të caktuar dhe jo ta teprojë:
“Hani dhe pini e mos e teproni, pse All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhnin).” (El-A`raf, 31).

Burim i shumë sëmundjeve është të keq-ushqyerit apo ushqimi me tepricë dhe të ngrënit tej mase. Shumë të rinj dhe të reja kanë pasur sëmundje që kanë përfunduar edhe në sulme në zemër dhe probleme e çrregullime të organizmit. Agjërimi përmirëson shëndetin, rregullon metabolizmin, rifreskon gjakun, indet, pastron organizmin nga toksiciteti, lan tëmthin, lukthin-stomakun e pastron nga mbetjet e tepruara që e ngarkojnë tej mase.

Agjërimi e forcon njeriun shpirtërisht. Mendjen e rigjeneron, e ngrit moralin, jep shpresë, të fut të mendosh për të tjerët dhe idenë të mendosh për të varfërin, për njerëzit në luftëra dhe që jetojnë në varfëri. Andaj në Kuran thuhet:
“Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju”. (Bekare: 184)
Resulullahi a.s ka thënë:Hane syfyrin se në të ka bereqet të madh”.
Normal, mjekësia shpjegon se gjatë natës, në gjumë, lukthi-stomaku i njeriut prodhon shumë aciditet dhe kur ngrihet njeriu për të ngrënë syfyr konsumon dhe stabilizon organizmin me sabah. Iftari hahet  pas pastrimit gjeneral të helmeve ushqimore vjetore dhe ditore. Ky pastrim bëhet gjatë këtij muaji dhe organizmi i njeriut kthehet në origjinalitet, duke u pastruar nga mbetjet kemikale.

Reflekto!! Revistat më prestigjioze botërore të shkencës e mjekësisë kanë treguar vlerën që ka agjërimi për shëndetin dhe trupin e njeriut. Ai forcon kujtesën, pastron qelizat toksike nga trupi, largon nga epshet impulset e pakontrolluara, eviton gastritin, e mban trupin në formë. Muhamedi a.s. ka thënë: “Agjëroni, se agjërimi është mbrojtje”. Mbrojtja është të shtrëngosh dëshirat e tua, t’i qeverisësh ato. Kanti thoshte: ”Personaliteti është autonomia e vullnetit”.

Agjërimi qeveris emocionet spontane, e bën njeriun më të matur që të punojë e veprojë për aspektet ndër-njerëzore me maturi dhe dituri. Agjërimi ndihmon në mënyrë graduale në shërimin nga këto sëmundje:

1.      Sëmundjet e zemrës-sulmeve kardiake dhe arteriosklerozën.
2.      Diabeti. Nuk dëmtohen nga agjërimi ata që e kanë diabetin, por ai i ndihmon në shërim.
3.      Agjërimi ndihmon për të shëruar astmën dhe sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.
4.      Parandalon formimin e gurëve në veshka.
5.      Sëmundjet e mëlçisë. Agjërimi është provuar se ka fuqi t’i shërojë ato pa efekte anësore.
6.      Sëmundjet e lëkurës, veçanërisht alergjitë dhe ekzemat kronike.
7.      Hipertensionin e lartë të gjakut e shëron me të madhe.
8.      Ndalon sëmundjen e keqe – kancerin.
9.      Forcon psikologjinë dhe intelektin.
10.    Agjërimi konsiderohet arma fillestare në mjekësinë e  parandalimit të sëmundjeve.

Sot harxhohen miliona euro për një shëndetësi të mbarë. Janë bërë disa lloj preparatesh, ilaçesh për parandalimin e sëmundjeve nga më të ndryshmet, kur dihet se sëmundjet hyjnë nga portat ku kalon ushqimi, dhe kur agjërimi ka orarin dhe cenzurën ushqimore është vështirë të ketë  sëmundje ai trup njeriu. Humanus-njeriu parandaloi sëmundjen duke forcuar imunitetin e tij, duke përdorur ushqime natyrale dhe jo artificiale, si dhe hante me censurë  islame, duke qenë agjërues.

Ilaçet kanë efekte apo dëme anësore, kurse agjërimi përkundrazi shëron, nuk dëmton por vetëm rigjeneron dhe ngrit imunitetin e pjesëve trupore të njeriut. Agjërimi ndikon në përmirësimin e mushkërive, veshkave, pankreasit, ndikon në damarët e gjakut, qetëson organizmin.

Agjërimi nxit efektin natriuretik, që lejon trupin të eleminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organzimi, e kjo çon në uljen e presionit të shtypjes së gjakut. Ka efekt stabilizues në sistemin-nervor-qendror, rrit ndjeshmërinë, zgjon impulset e vigjilencës dhe kreativitetit.

Agjërimi ndihmon sensorët e shijes, ul shqetësimet në sistemin trëtës, si dhe qetëson gjendjen e ankthit. Agjërimi rrit disponimin, qetësinë shpirtërore dhe fizike, eliminon qelizat e shkatërruara dhe të dobëta. Të gjitha këto të mira i sjell agjërimi, po ne sa meditojmë rreth këtij ibadeti që është shpërblim dhe shëndet?


Për një shëndet të mirë:  

1. Mjeku më i mirë është agjërimi.
2. Humb disa kile të tepërta që mund të bëheshin sëmundje për ty.
3. Gjen qetësi shpirtërore dhe rregullim metabolizmi.
4. Tani je një sportist me ushqime natyrale dhe han me orar.
5. Syfyri të eleminoi aciditetin e prodhuar gjatë natës.
6. Iftari të jep ushqimin e pastër dhe ushqimin shpirtëror si dhe gëzim e disponim.
7. Tani ke vitalitet dhe shëndet.
8. Agjëro dhe absteno nga ushqimet e tepërta dhe tepricat.
9. Hemoglobina dhe tensioni rregullohen nga agjërimi yt.
10. Fito shëndet, fito xhenet, dhe ku ka më selamet…!! 

Përgatiti : Imam H. Arbër Berisha
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.