MЁNYRA E ABDESIT

 
Agjenda e muslimanit gjatė Ramazanit (II) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e premte. 19 korrik 2013

Të jetuarit me Kur’anin: duke e mësuar përmendësh, lexuar, dëgjuar dhe medituar.






1- Shtimi i kërkim-faljes “istigfarit” gjatë ditës dhe natës me shpresë se mund të na godasë ndonjë dhunti që na gëzon deri në ditën e gjykimit.
2- Falënderimi i Allahut për dhuntinë e: fesë, mendjes, shëndetit, familjes, mbulimit dhe rrizkut.
3- Vizita e të sëmurëve.
4- Shtimi i lëmoshave dhe bamirësia ndaj të varfërve.
5- Shpeshtimi i përmendjes së Allahut.
6- Buzëqeshja: të jetë ajo përshëndetje për njerëzit, sepse vërtet është kapar i dashurisë dhe njoftim për vëllezërit, por njëherit është edhe sadaka-lëmoshë e pranuar.
7- Itikafi në dhjetë netët e fundit të ramazanit në xhami.
8- Të jetuarit me Kur’anin: duke e mësuar përmendësh, lexuar, dëgjuar dhe medituar.
9- Prezentimi në ligjërata, këshilla, të përfituarit prej tyre, mandej përcjellja e asaj që keni mësuar tek të tjerët.
10- Angazhimi i fëmijëve në aktivitetet e ramazanit është edukatë për ata që ta duan këtë muaj të shenjtë.
11- Përpjekja dhe angazhimi për ta përfunduar leximin e Kur’anit më shumë se një herë brenda ramazanit.

Përshtati: 
Hoxhë Valdet Kamberi


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.