MЁNYRA E ABDESIT

 
Agjėrimi, muaj i dhuntive pėr besimtarėt PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e hėnė. 15 korrik 2013
 Muaji i agjërimit i ngjan mos më shumë sezonës së korrje-shirjes... Kjo vetëm për ata të cilët agjërojnë me bindje dhe kënaqësi për Allahun e Lartmadhëruar, Të Cilit i luten...




Korriku, muaj i korrje-shirjeve… muaj i begative të cilat i gëzon njeriu për sigurimin e bukës për më së paku një vit... Mirëpo, disa janë falënderues e disa nëpërkëmbës e mohues... Po ja që Allahu i jep çdo krijesës së Tij në këtë botë të mira, ngase Ai i posedon Urtitë e Tij dhe nga Vetja e Tij bën çfarë të don... Elhamdulilah...
 

Por edhe muaji i agjërimit i ngjan mos më shumë sezonës së korrje-shirjes... Muaj i begatë, muaj i cili në vete mbërthen dhe deponon begatitë e një viti... Më shumë se kaq, muaj i cili bën ndryshimin e kaderit të vitit në vazhdim... Kjo vetëm për ata të cilët agjërojnë me bindje dhe kënaqësi për Allahun e Lartmadhëruar, Të Cilit i luten, i qajnë dhe i kërkojnë nga të mirat e kësaj dhe botës tjetër ashtu siç ka bërë i Dërguari, alejhis selam... Muaj ky i cili në vete mban parollën: "...Duaja e pranuar...", ngase Allahu i Gjithmëshirshëm, ia obligoi Vetes që duanë e agjëruesit për Të të mos e kthej prapa...
 

Allahu Ekber! Sa dhunti, sa begati, sa mrekulli, sa kënaqësi, sa vlera e sa lehtësime na dhuroi Allahu... të gjitha këto për ne, vetëm për ne, dhe vetëm për ne, aspak për Allahun, ngase Ai s’ka nevojë asgjë as për agjërimet tona, as për namazet tona, as për zekatet tona, as për sadakatë tona, as për umret tona, as për duatë tona, as për punët e mira tonat… etj., ngase Ai është Krijuesi, por i krijoi të gjitha këto mundësi vetëm për ne, që të kemi një jetë të denjë, një jetë komfore, një socializim të mirëfilltë, një harmoni shoqërore, të shëndoshë e parimore, të ndërsjellë e të vlefshme për botën tjetër në vazhdim...
 

E sa e sa e mira që buron pastaj prej tyre si shkak i mëshirës që ka Allahu për robërit e Tij, edhe të mirat të cilat i bëjmë, i shumëfishon, që në fillim me një vepër 700 shpërblime, pa i llogaritur shtesat si pasojë e fillimit ... SubhanaAllah! Allahu Ekber! Elhamdulilah! Vërtet, vetëm Allahut i takon falënderimi...
 

Elhamdulilah, që na e ka mundësuar Allahu të themi Elhamdulilah... 
Allahu na udhëzoftë, mos na devijoftë pasiqë na ka udhëzuar dhe na marrtë nga kjo botë me iman të lartë e me vlerë shehidi duke na e dhënë xhenetin më të lartë dhuratë, pa llogari! 
Amiiiin!
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.