MЁNYRA E ABDESIT

 
Agjenda e muslimanit gjatė Ramazanit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e premte. 12 korrik 2013
 - Lutja, namazi i duhasë, përmendja e Allahut dhe leximi i një pjese nga Kur’ani.
-Prej namazit të duhasë deri në drekë kohë e lirë për: lexim, punë...








Pjesa e parë: Koha e syfyrit.


1- Ngritja para agimit një orë më herët apo gjysmë ore.
2- Ngritja për ngrënien e syfyrit duke patur parasysh bereqetin e saj.
3- Abdesi, falja e dy rekateve, lutjet dhe kërkim-falja (istigfari). Allahu ka thënë:
”Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate”. (Dharijat: 18) 
4- Përsëritja e ezanit pas muezinit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi i salavateve Muhamedit alejhi selam.
5- Shkuarja në xhami për të falur namazin me xhemat ( sa i përket meshkujve).
6- Dhikri pas namazit.
7- Lutja, namazi i duhasë, përmendja e Allahut dhe leximi i një pjese nga Kur’ani.
8- Prej namazit të duhasë deri në drekë kohë e lirë për: lexim, punë, nxënie përmendësh, lexim të ndonjë tefsiri apo libri të haditheve dhe pushim.

Pjesa e dytë: Dreka.

1- Përsëritja e ezanit pas muezinit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi salavateve Muhamedit alejhi selam.
2- Falja e katër suneteve para drekës dhe dy pas farzit.
3- Lutja dhe dhikri pas namazit. 
4- Leximi i një pjese nga Kur’ani.

Pjesa e tretë: Ikindia

1-Përsëritja e ezanit pas muezinit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi i salavateve Muhamedit alejhi selam.
2- Pushimi, sepse edhe trupi ynë ka hak.
3- Kujdesi për punët e shtëpisë dhe ndihma e bashkëshortes që edhe ajo të ketë mundësi të përfitojë në këtë muaj të shenjtë.
4- Para akshamit për disa çaste të bëjmë lutje dhe të lexojmë Kur’an.

Pjesa e katërt: Akshami

1- Përsëritja e ezanit pas muezinit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi i salavateve Muhamedit alejhi selam. 
2- Ngrënia e iftarit duke filluar me hurme për ata që kanë mundësi, nëse jo atëherë me ujë duke pasur qëllim me këtë pasimin e Muhamedit alejhi selam.
3- Falja e namazit të akshamit në xhami edhe pse në shumë pak vende tek ne praktikohet falja me xhemat e namazit të akshamit, për fat të keq.
4- Tubimi me familjarët në sofrën e iftarit.

Pjesa e pestë: Jacia

1- Përsëritja e ezanit pas muezinit dhe leximi i lutjes pas përfundimit të ezanit, po ashtu edhe dërgimi i salavateve Muhamedit alejhi selam.
2- Falja e namazit në xhami.
3- Falja e namazit të teravive.
4- Ndeja me familjarët.
5- Leximi i një pjese nga Kur’ani para gjumit.
6- Fjetja herët ashtu që të ketë mundësi të ngrihet i freskët për adhurim.

Përgatiti: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.