MЁNYRA E ABDESIT

 
Dėshiroja njė dashuri tė pavdekshme... kėshtu qė u ndala nė namaz... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Rejhana Ēekrezi   
e shtunė. 22 qershor 2013

Namazi është dashuria ime e vetme që më pret krahëhapur, që nuk mërzitet nga ibadetet e mia, që më shton atë ndjenjën e të qenit muslimane e përkushtuar...






Gjithkush e dëshiron një dashuri të tillë, një dashuri që nuk vdes, një dashuri e cila nuk lodhet kurrë nga ne, një dashuri që është plot jetë, një dashuri që na pret krahëhapur çdo sekondë.
Por a ekziston kjo dashuri kundrejt një personi?!
Jo…!
Kështu që iu përkushtova vetëm namazit. Namazi është dashuria ime e vetme që më pret krahëhapur, që nuk mërzitet nga ibadetet e mia, që më shton atë ndjenjën e të qenit muslimane e përkushtuar, më shton atë ndjenjën që as vetë nuk di ose nuk gjej fjalë që ta përshkruaj, gjë të cilën asnjë njeri ose objekt sado i madh që të jetë nuk ma fal atë anën shpirtërore…
Ja pra, kjo dashuri është namazi.
Është namazi ai i cili më thotë që mos të nxitohem në jetën time, është namazi ai i cili më ka thënë që gjithçka ta lë në dorë të Allahut të Lartësuar...
Por sa njerëz e venë në praktikë këtë gjë?
Sa?
Kush është ai i cili nuk dëshiron që t’i ndodhin vetëm momente të lumtura, momente me buzëqeshje, momente të cilat nuk kishin për t’u harruar kurrë?
Cili është?
Askush, sepse të gjithë e dëshirojmë një gjë të tillë, dhe s’besoj se ka njeri në dynja që nuk dëshiron të jetë i lumtur…
Pra, kjo lumturi arrihet vetëm nëpërmjet namazit dhe askujt tjetër. Allahu i Lartësuar në Kur’anin famëlartë thotë: 

“Kryeni faljen
(namazin) dhe jepne zeqatin, e çfardo të mire që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni te Allahu. S’ka dyshim, Allahu përcjell çdo veprim tuajin.” (Bekare: 110) 

Një lumturi nga e cila ke vetëm shpërblime, ke shpëtim nga zjarri i xhehenemit, ke fitim të veprave të mira, dhe je e shlyer në ditën e gjykimit nga farzi (detyrimi) që të ka dhënë Allahu i Lartësuar… Por ndalu pak sepse edhe atë detyrim që e ke kundrejt Zotit të qiejve dhe të tokës si e kryen? A e kryen me sinqeritet të plotë, a e kryen me vëmendje të plotë, sepse Allahu i Lartësuar në Kur’an thotë:

“Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni Allahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.” (Nisa: 103)
 

Pra, a jemi ne të rregullt në ibadetet tona, a hyjmë me një vëmendje në namaz, me një qëllim që po i falemi Zotit, dhe jo të falemi sa për ta hequr qafe atë detyrim… Subhanallah!
Ajeti kur’anor thotë: 

“Munafikët përpiqen të mashtrojnë Allahun
(duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por Allahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin Allahun.” (Nisa:142)

Pra, pse të mos jemi të sinqertë dhe të mos jemi shembull i munafikëve, estagfirullah...
Përse mos ta jetojmë këtë pak jetë me dashurinë e përjetshme. Pse mos ta duam të gjithë një dashuri të pavdekshme.
Pse?
Namazi është shpëtimi i çdokujt, jo vetëm i imi, por i secilit që shkel në këtë Tokë. 

E lusim Allahun e Lartësuar të na ruajë nga gënjeshtrat dhe mashtrimet e shejtanit të mallkuar në namaz, të na ruajë zemrat tona nga përtacia gjatë namazit që të mos jemi si shembulli i munafikëve.
E lusim Allahun e Lartësuar të na i hapë portat e Xhenetit Firdeus…!
Amin! 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.