MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrmendja e Allahut (dhikri) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Rejhana Ēekrezi   
e martė. 18 qershor 2013
 “O ju që keni besuar! Përkujtojeni Allahun sa më shpesh dhe madhërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje”. (El-Ahzabë, 41-42)
Arsyeja që më nxiti të shkruaj për këtë temë ishte pikërisht një ligjëratë që po e dëgjoja rrugës duke shkuar për në shtëpi. Po e nis me një ajet kuranor të cilin e ceku dhe hoxha i nderuar. Allahu i Madhëruar në Kuran u drejtohet besimtarëve dhe u thotë:

“O ju që keni besuar! Përkujtojeni Allahun sa më shpesh dhe madhërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje”.
(El-Ahzabë, 41-42)

Nëse dikush e kujton Allahun, vetë Allahu e kujton atë njeri. Në lidhje me këtë po shkruaj dhe një ajet tjetër kuranor ku thuhet:

“Pra, më kujtoni Mua
(me adhurime), t’ju kujtoj dhe Unë (me shpërblim). Më falënderoni Mua e mos më mohoni”. (El-Bekare, 152)

Nga këto ajete kuranore vërejmë që Allahu i Madhëruar ka bërë një dallim të veçantë për ata që e përkujtojnë Atë. Në lidhje me këtë Profeti (a.s.) ka thënë: “Të devotshmit (El Muferidunë) ua kanë kaluar të gjithëve”.

Ja pra, këta janë njerëzit që kanë jetuar në të vërtetë. Ata kanë qenë të gjallë duke e kujtuar sa më shumë Zotin, Krijuesin e botëve.

Përkujtimi i Allahut është themeli i veprave të mira. Kushdo që e ndjek atë është i bekuar, dhe kjo  është arsyeja përse Profeti (a.s.) e përmendte Allahun gjatë gjithë kohës.

Qëllimi i dhikrit është pastrimi i zemrës dhe shpirtit të njeriut. Rreth kësaj flet dhe ajeti kuranor:

“Fale namazin, se me të vërtetë ai largon nga të shëmtuarat dhe të irrituarat e përmendja e Allahut është më e madhja
(e adhurimeve)”. (El- Ankebutë, 45)

Nga ky ajet kuranor kuptojmë që përmendja e Allahut ka një ndikim të madh në ndalimin e veprave të këqija e të padrejta. Në këtë mënyrë rritet besimi dhe bindja ndaj Tij, qetësohet mendja dhe zemra e besimtarit. Kjo i referohet thënies së Allahut të Madhëruar:

“Zemrat e besimtarëve qetësohen kur përmendin Allahun. S’ka dyshim se përmendja e Allahut i qetëson zemrat”.
(Er-Rrad, 28)

Kur zemrat kënaqen me të vërtetë, ato kthehen tek idealet më të larta pa u ndikuar nga impulset e dëshirës dhe të epshit. Kjo thekson rëndësinë e dhikrit në jetën e njeriut. Madje  Allahu na ka mësuar mënyrën se si ne duhet ta kuptojmë atë, duke na u drejtuar:

“Përmende Zotin tënd
(heshtazi) me respekt e me ndrojtje dhe jo me zë të lartë! Përmende Atë në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bëj prej atyre që nuk janë të kujdesshëm!” (El-Arafë, 205)

Ky ajet na tregon se dhikri në heshtje dhe pa e ngritur zërin  është më i mirë.

Një pjesë e kësaj etike është edhe kushti se njeriu që dëshiron të bëjë dhikër duhet të jetë i pastër në trup, veshje dhe të jetë i lyer me erë të mirë. Kjo i jep atij një zell dhe një freski e ai do të ndihet i gjallëruar. Gjithashtu gjatë dhikrit  të dreështë mire të drejtohemi nga Qabja për sa mundësi të kemi, sepse tubimet më të mira janë ato në drejtim të Qabes.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.