MЁNYRA E ABDESIT

 
Tortė karamele PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Nexhbedia   
e enjte. 13 qershor 2013

·       Përbërësit:


·         8 vezë,

·         250 gr sheqer,

·         100 gr arra të bluara,

·         3 lugë trosha të bukës,

·         5 lugë miell.


Për krem:

·         350 gr sheqer,

·         1/2 litër qumësht,

·         1 copë vanilje,

·         6 lugë miell,

·         pak qumësht të ftohtë,

·         250 gr gjalpë.

Përgatitja:

Rrihen mirë të verdhat e vezëve dhe sheqeri, në të shtohen arrat e bluara, troshat e bukës, mielli dhe në fund shkuma e fortë prej të bardhave të vezëve. Masa piqet në kallëpin e lyer me yndyrë dhe miell. Torta e ftohur pritet përgjysmë dhe mbushet me krem. 

Kremi:
 

Sheqeri digjet mirë derisa të marrë ngjyrën e arit. 
Në enë të posaçme vlohet gjysmë litri qumësht bashkë me një copë vanilje dhe lihet të ftohet. Masa e hollë përgatitet me 6 lugë miell, përzihet dhe tundet me pak qumësht të ftohtë, pastaj kjo zbrazet në qumësht të ftohur dhe në fund shtohet sheqeri i djegur. 
Kremi zihet derisa të mos trashet. Kur kremi ftohet në të vendoset gjalpi i rrahur, e me këtë mbushet torta dhe lyhet nga jashtë.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.