MЁNYRA E ABDESIT

 
Cilėsitė e gruas sė ndershme PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e mėrkurė. 12 qershor 2013
 Ajo të ndihmon në fenë tënde, të kujton nëse harron, dhe të nxit nëse priton, të kap drejt sukseseve me ambicie të larta ashtu që së bashku ta fitoni Xhenetin. 




Gruaja e ndershme është prej dhuntive të Allahut ndaj njeriut.
Na ka sqaruar i dërguari ynë, Muhamedi alejhi selam, se në çfarë baza duhet zgjedhur gruan. Ai na ka bërë me dije se ajo martohet për: pasuri, bukuri, prejardhje dhe fe.
Në fund na ka sqaruar se ai që marton një femër për fenë e saj ka fituar. Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Kjo botë është kënaqësi dhe kënaqesia më e madhë e kësaj bote është gruaja e ndershme”.

A ke menduar ndonjeherë pse gruaja e ndershme është më e bukura e kësaj bote edhe nëse nuk është e hijshme dhe me farefis të njohur?

Përgjigjen e ke këtu: sepse gruaja e ndershme i frikësohet Allahut gjatë sjelljeve me ty, e nëse e hidhëron ia kujton fjalën e Allahut ku thotë: …“të cilët mposhtin hidhërimin dhe i falin njerëzit…”. (Ali Imran: 134). Të falë dhe është e kënaqur me ty për hir të Allahut.
E nëse i hyn në hak, ajo bën durim duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, e nëse e thërret për në shtrat nuk të refuzon, sepse frikësohet nga hadithi i Muhamedit alejhi selam, frikësohet që të vdes duke qenë burri i saj i hidhëruar në atë, kështu që shtrin dorën për të kënaqur burrin e saj.

Kur ti del dhe udhëton: ajo e ruan nderin, pasurinë, fëmijët dhe kufijtë e Allahut.

Ajo zbukurohet dhe kujdeset për elegancën e saj vetëm për ty, po ashtu përgatit atë që ti dëshiron nga ushqimet dhe pijet vetëm e vetëm për të arritur kënaqësinë e Allahut.
Ajo kujdeset në shfrytëzimin e pasurisë duke u frikësuar se mos po e shkapërderdhë dhe nëpërkëmbë atë, dhe çdoherë kujton se ajo që është tek Allahu është më e mirë.

Ajo të ndihmon në fenë tënde, të kujton nëse harron, dhe të nxit nëse priton, të kap drejt sukseseve me ambicie të larta ashtu që së bashku ta fitoni Xhenetin. 


Që të jeni meritor për gruan e tillë meditoni rreth ajetit: “…ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit, edhe të ndershmit janë për të ndershmet…” (Nur: 26).
 

O Allahu ynë! Na dhuro bashkëshorte të ndershme! Amin!


Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.