MЁNYRA E ABDESIT

 
Ta dėgjojmė orėn tonė tė brendshme nėpėrmes namazit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e mėrkurė. 12 qershor 2013


 

06 - 08h (Koha e namazit të sabahut)


 - RREZET E PARA TË DIELLIT - MELATONINI TËRHIQET

 Rrezet e diellit ndikojnë që hormoni i gjumit i ashtuquajtur melatonin tërhiqet që të na bëjë të zgjuar dhe të përgatitur për aktivitete ditore.


- NGRITET TENSIONI I GJAKUT DHE ADRENALINI

(Hormoni i cili na lëviz).


 - ZEMRA RRAH MË SHPEJT

Gjaku ende nuk është më i dendur dhe nuk duhet nxituar, sepse ekziston rreziku nga sulmi në zemër. Mënyra më e mirë që të notojmë të sigurt dhe qetë në ditën e re është namazi i sabahut, i cili zgjat jo më tepër se 4 rekate, mjafton që të na lëviz dhe zgjojë.

 

- AKTIVITETI MË I MADH I TRURIT

Sipas sunnetit nuk preferohet gjumi pas namazit të sabahut për shkak se tërë organizmi ynë zgjohet dhe aktivizohet, ndërsa me gjumë të përsëritur e sjellim në gjendje të hutisë.

 

- NGRITJA E TESTOSTERONIT DHE ESTROGJENIT

Hormoni mashkullor dhe femëror, në kaptinën e përmendur En - Nebe, përmendet që jemi të krijuar çift, mu për këtë shkencëtarët preferojnë afërsinë e bashkëshortëve në orët e hershme të mëngjesit, mu për shkak të ngritjes së hormoneve seksuale dhe për shkak të zgjimit komplet të organizmit.

 

- SHEQERI NË GJAK (GLICEMIA) ËSHTË NË MINIMUM

Koha për mëngjes - fruta, qumësht, lëngje të freskëta, kurrsesi ushqim i rëndë p.sh. pite, mish me fasule dhe ngjashëm, sepse tretja ende është e dobët, rrezik i madh për tru dhe zemër është pirja e duhanit në orët e hershme të mëngjesit.

 

08 - 10h (Mëngjes)

 

- ILAÇET OSE ALKOOLI VEPROJNË 5 HERË MË FUQISHËM SESA NË PERIUDHËN TJETËR TË DITËS

Nuk preferohet marrja e ilaçeve në këtë periudhë, ilaçet duhet të merren para orës 8:00 ose pas orës 10:00.

 

- SISTEMI IMUNOLOGJIK ËSHTË I DOBËSUAR

Ndjenja për dhembje është tejet e lartë, në punë të kryesh detyrën që nuk kërkohet, për bisedë biznesi, 9 - 10h e kemi shtrëngimin e dorës më të fuqishëm.

10 - 12h (Koha e namazit duha, nafile)

 

- EFIKASITETI I TRURIT ARRIN MAKSIMUMIN 10 - 11h

 D.m.th. duhet shfrytëzuar këtë periudhë për të gjitha punët me rëndësi, pas orës 11:30 energjia jonë dobësohet.

 

- KUJTESA AFATSHKURTËR MË SË MIRI VEPRON NË KËTË PERIUDHË

 

Çdo gjë që dëshirojmë ta mësojmë shpejt, por duhet ditur se nuk qëndron gjatë në kujtesë.

 

- SEROTONINI - HORMONI I DISPONIMIT TË MIRË ËSHTË AKTIV

- KREATIVITETI VIE NË SHPREHJE

- STIMULUESIT DOPAMINA DHE NORADRENALINI PËRMIRËSOJNË KONCENTRIMIN DHE KREATIVITETIN

- KOHA IDEALE PËR PROVIM

 

12 - 15h (Koha e namazit të drekës)

 

- KONCENTRIMI YNË DHE ENERGJIA DUKSHËM BIE

 

Trupit i nevojitet energji në formë të ushqimit të lehtë dhe gjumit prej orës 12 - 13h, duhet bërë punë më të lehta pa nxitim, 13 - 14h qarkullimi i gjakut është jostabil dhe nuk është koha e mirë për termine të rëndësishme.

 

14 - 15h MË SË MIRI TË FLESH GJYSMË ORE (20 - 30 min)

 

Pejgamberi s.a.v.s. ka këshilluar gjumë pas namazit të drekës i cili quhet kajlula, ndërsa shkenca bashkëkohore vërteton se gjumi i pasdrekës parapengon sëmundjet kardiovaskulare dhe arebrale dhe zgjat jetën.

 

15 - 17h (Koha e ikindisë)

 

- EFEKTIVITETI I MENDJES NË RRITJE

- FRYMËMARRJA DHE PULSI KANË VLERË OPTIMALE

- FLOKËT DHE THONJTË RRITEN MË SË SHPEJTI

Nuk është mirë në këtë kohë të lyhen thonjtë dhe nuk duhet shkuar te floktari, sepse vërja e kimikateve në flokë do të dëmtojë rritjen dhe kualitetin.

 

- LËVIZSHMËRIA, SHPEJTËSIA DHE AFTËSIA NË PUNË ËSHTË MË E MIRË

- FUQIA E DËSHIRËS PREZENTE

Pejgamberi s.a.v.s. e ka përbuzur gjumin në kohën e ikindisë dhe ka urdhëruar lëvizje dhe kontakte shoqërore edhe për femra edhe për meshkuj për shkak të begatisë së kësaj periudhe. Kjo është koha e ditës kur melekët zbresin në tokë.

 

- KUJTESA AFATGJATË ËSHTË E FUQISHME

Ata që dëshirojnë të mësojnë përmendësh p.sh. Kuran ose provimet në shkollë dhe fakultet, atëherë kjo është periudha më e mirë kur duhet mësuar.

 
- KOHA PËR TERMINE TË RËNDËSISHME NË BIZNES

- KOHA E PËRSHTATSHME PËR MBAJTJEN E LIGJËRATAVE OSE PREZENTIMI I GJËRAVE

- EKZISTON NDIESHMËRI EMOCIONALE

 

Kohë ideale për t’i ndihmuar të tjerët, bamirësi, punë sociale, lëmoshë etj.

 
- KOHA MË E MIRË PËR VAKSINIM

 
Nuk ka kundër-efekte.

 

17 - 19h (Koha e namazit të akshamit)

 

- KOHA E PASTRIMIT TË VESHKËVE

 

Kohë ideale për çaj ose kafe.

 

- KOHË IDEALE PËR DARKË

- KOHË E SHKËLQYER PËR TRENING TRUPOR SI FORMË E MËNJANIMIT TË HORMONIT TË STRESIT - KORTIZOL

 

Namazi i akshamit gjithsesi mund të ndihmojë shumë që tërë ajo që është grumbulluar gjatë ditës qoftë mirë ose keq ta përpunojmë në një mënyrë pozitive, d.m.th. nëpërmjet lutjes ndaj Allahut të madhërishëm, me lutje për mbrojtje dhe lëvizje të matura fizike.

 

 19 - 21h (Koha e namazit të jacisë)

 

- AFTËSITË MENDORE DOBËSOHEN

 

Nuk është kohë për lexim ose mësim.

 

- SHQISAT E DËGJIMIT, TË PAMURIT DHE AROMËS ARRIJNË MAKSIMUMIN

 

Në errësirë na nevojitet të shohim dhe dëgjojmë më mirë.

 

- TENSIONI I GJAKUT DHE PULSI BIEN

 

Nuk duhet bërë asgjë që do të na shqetësojë, sepse do të veprojmë kundër trupit tonë.

 

- KOHA KUR SISTEMI NERVOR ËSHTË MË I QETË

 

Është kohë e mirë për zgjidhjen e konflikteve brenda familjes, apo marrëdhëniet bashkëshortore, ndërsa është gabim t’i bëjmë këto kur kthehemi nga puna ose kur jemi të stresuar ose me brenga.

 

- KOHË PËR BISEDË TË KËNDSHME ME TË AFËRMIT

- LËKURA MË SË MIRI PRANON PRODHIMET KOZMETIKE

 

Zbukurohuni me kremëra vitaminash, maska ose të ngjajshme, por edhe përgatituni për gjumë, sepse Pejgamberi s.a.v.s. ka këshilluar gjumin pas namazit të jacisë.

 

21 - 23h (Natë - namazi i jacisë verës)

 

- ADRENALINA BIE

 

Trupi thotë të ngadalësojmë.

 

- MELATONINI RRITET

 

Trupi thotë se është koha e gjumit, lëshohuni fjetjes.

 

 - MEKANIZMI MBROJTËS ËSHTË POSAÇËRISHT AKTIV KUNDËR INFEKSIONEVE

 

Koha kur trupi në fazën e pushimit dhe fjetjes vetëm lufton kundër infeksioneve. Nëse në këtë kohë jemi aktiv me mendje dhe trup, ne dobësojmë mekanizmin tonë mbrojtës.

 

- TRETJA PUNON NË MINIMUM

 
Çdo gjë që hamë në këtë kohë mbetet rëndë në stomak. Personat që kanë traditë të hanë në këtë kohë, më vonë fitojnë sëmundje të ndryshme të stomakut, si: gastritis, ulqer etj.

 

- DISPONIMI BIE, NDËRSA AGRESIVITETI DHE ZEMËRIMI RRITEN

 

Kjo d.m.th. që kjo është kohë kur nuk duhet hyrë në biseda të rënda dhe serioze, ngase kjo është kohë kur trupi dëshiron të pushojë, lëshohet dhe mbledh energjinë, ndërsa këtë energji më së miri e mbledhim nëpërmes aktivitetit shpirtëror në formë të lutjes së lehtë, d.m.th. me namaz.

 

- NËSE JEMI ZGJUAR DHE JETOJMË TË VETMUAR, ATËHERË VETMIA NË KËTË KOHË TË NATËS SHUMË RËNDË PËRBALLOHET

 

Më së miri të flemë ose të bisedojmë me Krijuesin e Plotfuqishëm nëpërmes namazit.

 

23 - 01h (Gjysma e natës)

 

- KOHA E GJUMIT TË THELLË

- KUSH FLEN NË KËTË KOHË MË SË MIRI PUSHON DHE RINOHET

- HORMONI I RRITJES ËSHTË AKTIV

 

Fëmijët dhe të rinjtë që janë në fazën e rritjes, duhet të flenë në këtë kohë, nëse dëshirojnë të fitojnë në gjatësi.

 

- RIPËRTËRIHEN QELIZAT, MËNJANOHEN YNDYRNAT DHE ZGJATEN MUSKUJT

- NDIESHMËRI E VEÇANTË NË EMOCIONE DHE DHEMBJE

 

Ata të cilët janë zgjuar në këtë kohë të natës, zakonisht mendojnë për momentet e rënda nga e kaluara. Jo rrallë qajmë që të largohemi nga këto momente të dhembshme të cilat dobësojnë trupin dhe shpirtin tonë. Më së miri është t’i lëshohemi gjumit të shëndoshë regjenerues.

 

- KEMI REAGIM TË DOBËT NËSE JEMI ZGJUAR

 

Kjo në veçanti është paralajmërim për vozitësit!

 

01 - 03h (Koha e thellë e natës)

 

- FAZA E ËNDRRAVE

 

Ai i cili në këtë kohë është zgjuar, ka vështirësi të flejë përsëri. Tensioni i gjakut, metabolizmi dhe temperatura e trupit janë në minimum.

 

03 - 06h (Koha e namazit të natës, ndërsa verës është koha e sabahut)

 

- NË MËNYRË INTENZIVE NDIEJMË DHEMBJEN

 

Nëse kemi dhembje kronike, me namaz mund t’i lehtësojmë nëpërmes mbështetjes në ndihmën e Krijuesit të Gjithëmëshirshëm.

 

- NA VIJNË MENDIME TË RËNDA DHE NGARKUESE

Koha më e mirë e ngritjes, të marrim abdes duke falur namazin e natës, ose nëse është verë, të ngrihemi dhe të falim namazin e sabahut. Abdesi dhe namazi na mbrojnë nga mendimet e këqija për veten dhe të tjerët, ato ndikojnë pozitivisht dhe në mënyrë relaksuese.

 

- TRUPI DHE SHPIRTI JANË GATI NË FUND

“Gjumi është vëlla i vogël i vdekjes”, - thuhet çdo natë kur flemë. Shpirti ynë e lëshon trupin dhe Allahu i Madhërishëm përsëri e kthen kur vjen koha e zgjimit. Për këtë preferohet që të flemë me abdes, që të lexohen lutjet përkatëse dhe shehadeti në rast që shpirti nuk kthehet, ndërsa nëse zgjohemi është sunet ta falënderojmë Allahun që na ka kthyer shpirtin.

 

- ASTMATIKËT KANË PENGESA ME FRYMËMARRJE, NGASE RRUGËT E FRYMËMARRJES NGUSHTOHEN

- NUMRI MË I MADH I VDEKJEVE DHE FATKEQËSIVE NDODH NË KËTË PERIUDHË

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.