MЁNYRA E ABDESIT

 
Zgjohu! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Jeta   
e premte. 07 qershor 2013


Zgjohu, oj zemër e vdekur nën hutinë e jetës,
Mjaft, tani në këtë errësirë mos vazhdo...
Zgjohu, o shpirt i humbur, në mos besimin e së vërtetës
Thuaj vetvetes "stop më", e në humbje mos jeto më...

Zgjohu, o mendje e paditur në Islam,
në të njëjtën huti si tani i paditur mos qëndro...
Kërkoje diturinë e hairit nga çdo anë 
E me ndihmën e Allahut do e arrish atë.

Edhe nëse të rrëzojnë,
Mos u frikëso! 
Asgjë nuk mund të ndodh pa caktimin e Allahut,
ngrihu tani, mos u dorëzo! 

Zgjohu!
O imani i zemrës sime e thuaj me zërin e besimit,
zhduku, o pikëllim i trishtimit.
Vdis më, o shqetësim që me vite më ke ngacmuar,
çdo kufi tani e ke tejkaluar. 

Largohu larg meje dhe ti, oj padrejtësi e të mallkuarit.
E merre me vete nga unë çdo vuajtje,
dhembje që më ke shkaktuar.
Sa shumë larg t’vërtetës paskam qëndruar...
Nga e vërteta islame sa larg qenkam larguar.

Zhduku, oj errësirë që më ke kapluar
Ndriçimi i drejtësisë islame tani lëre t'më ndriçojë
Dritën e imanit dua ta shijoj
Të madhit Zot falje t’i kërkoj.

Vetëm nga Zoti im kërkoj që të lejojë që në mua të mbizotërojë ndriçimi.
Ai ndriçim që rrugën time do e ndriçoj
Frymëzimin për të jetuar do ta zbukuroj
Farzet e Allahut dua t’i praktikoj.

M'lejo, oj errësirë e shejtanit këtë kënaqësi ta shijoj
O shpirt i humbur, në terrin e humbjes zgjohu! 
Mjaft në errësirë jetove...

A nuk erdhi koha tani të pendohesh?
Të vërtetën "fenë e Allahut ta praktikosh
Nga zjarri i Xehenemit të shpëtosh?
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.