MЁNYRA E ABDESIT

 
Urtėsi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e enjte. 06 qershor 2013

"Të mirat që ua bën të tjerëve hidhi në det, ngase nuk ke mirënjohje nga ta (njerëzit), kurse ato (të mirat) balsamohen mirë aty (në det) deri në Ditën e Gjykimit si dëshmi për të shpërblyer e nderuar, e sidomos nëse nuk ua përmend të mirat e bëra të tjerëve." 
 
"Të shikuarit në punët e huaja është sikurse të shikuarit në xhehenem, madje është rrezik të biesh në të." I Dërguari, alejhis selam, ka thënë: “Nuk ka më xheloz sesa Allahu, ndaj dhe për këtë Ai i ndaloi veprat e shëmtuara; qofshin të dukshme apo të fshehta.”
 
Nëse vërtet dëshmojmë sinqeritet karshi të gjithëve, pse atëherë nuk ia "dhurojmë" më të dashurve tanë (pas Profetit alejhis selam) shpërblimet ose nuk ia marrim mëkatet duke shpifur e përgojuar për ta, por këtë nder ua bëjmë atyre të cilët i urrejmë ose që duam t’i shkatërrojmë sipas logjikës sonë? Omeri, radia-Allahu anhu, i ka qerasur me hurmat ose ushqimin më të mirë të gjithë ata të cilët ia kanë dhënë këtë nder- bërjen gibet atij si shenjë falënderimi dhe mirënjohje për ta. Sigurisht se ne ndërgjegjshëm obligohemi që të paktën të bëjmë ndonjë dua sa për një falënderim ndaj tyre.
 
"Vjedhësit më së miri e planifikojnë hyrjen, por nuk e planifikojnë daljen. Sido që të jetë është vjedhës, e vjedhësi më i keq është ai që hyn në taborin e tjetrit për t'i vjedhur sedrën e moralin e huaj."
 
"Pasi t'i bësh gabimet e mëdha, korrigjoji pastaj nëse mundesh. Atyre (gabimeve) duhet larë faturën, por vaj nëse nuk shkon në favor tuajin po në të atyre për të cilën gjuha jote ua ka dhuruar mrekullitë e xhenetit."
 
"Koha e mbushjes së hambarëve". *Lum ata që mbushin hambarët e tyre me gjëra të dobishme, e mjerë për ata të cilët mbushin hambarët e huaj nga gjuha e tyre e shfrenuar."
 
"Duhet gënjyer për të bërë mirë apo duhet thënë gjithmonë e vërteta? Duhet shpifur e përgojuar për të arritur poste e pozitë apo duhet arritur me meritën tuaj?"
 
"Dënimin më të rëndë që ua bën Zoti njerëzve në këtë botë është kur në krye ua vë të papjekurin, të paditurin e të paedukuarin e mirëfilltë."
 
"Shumë njerëz arsimohen, por shumë pak janë mësues".
 
 Sa të shëmtuar janë ata njerëz të cilët hiqen si dele nga jashtë, kurse brenda janë si dhelpër".
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.