MЁNYRA E ABDESIT

 
Rrėfimet e njė babai PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e mėrkurė. 05 qershor 2013

O biri im! Jam gjunjëzuar para shumë sfidave, por kur jam gjunëzuar për Allahun, jam lartësuar.







O biri im! Kam shijuar të shijshmet dhe nuk kam gjetur më të shijshme sesa shëndeti.
O biri im! Kam shijuar të hidhurat dhe nuk kam gjetur më të hidhur sesa të kërkosh nga njerëzit.
O biri im! Kam bartur hekurin, por nuk kam gjetur më të rëndë sesa borxhin.
O biri im! Kam parë të pasurit dhe nuk kam parë më të pasur sesa ai që është i kënaqur me atë që ka caktuar Allahu për të.
O biri im! Kam provuar durimin dhe kam shijuar të keqen, por nuk kam parë më të fortë sesa varfëria.
O biri im! Më kanë armiqësuar njerëzit dhe nuk kam gjetur më armik sesa nefsin tim.
O biri im! Kam veshur rrobat më të shtrenjta, por nuk kam gjetur rroba më të mira sesa devotshmëria.
O biri im! Kam dëgjuar të flasin shumë, por nga heshtja kam mësuar më shumë.
O biri im! Jam gjunjëzuar para shumë sfidave, por kur jam gjunëzuar për Allahun jam lartësuar.
O biri im! Hapa shumë dyer, por nuk u mirëprita si në derën e pendimit.

Përshtati: Valdet Kamberi

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.