MЁNYRA E ABDESIT

 
Krem tortė me ananas PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Nexhbedia   
e diel. 26 maj 2013

NEVOJITEN: 

350 gr ananas i konzervuar,
300 ml qumësht,
6 vezë,
150 gr margarinë,
6 lugë sheqer,
100 gr sheqer pluhur,
4 lugë miell,
2 lugë bajame të grira,
1 pako buding ananasi ose vanilje,
100 ml lëng ananasi,
200 ml shtalpë. 

PËRGATITJA:  

I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. I rrahim të bardhat me mikser, i shtojmë 6 lugë sheqer dhe pasi shkrihet sheqeri i shtojmë edhe të verdhat e vezës. E shtojmë miellin dhe bajamet e grira dhe i përziejmë me lugë derisa të bashkohet masa. Kallëpin e lyejmë me margarinë dhe e derdhim në të brumin për pandispanjë. Kallëpin e vëmë në furrë. E pjekim 15 minuta në temperaturë prej 200 gradë.
 Ndërkohë e përgatisim kremin. Në tenxhere në zjarr e hedhim qumështin. Pluhurin për puding e zbusim me lëngun e ananasit. Duke përzier me tel, në tenxhere me qumësht e shtojmë pudingun e zbutur. E ziejmë derisa pudingu të fitojë dendësinë e duhur. Ananasin e presim në copë dhe e shtojmë në tenxheren me kremin e ftohur.
 Margarinën dhe sheqerin pluhur i rrahim me mikser dhe i shtojmë në tenxhere. Përziejmë me tel derisa të bashkohet masa.
 Shtalpin e rrahim me mikser derisa kremi pana të fitojë dendësinë e duhur. Disa lugë krem pana i shtojmë në tenxheren me krem.
 Pandispanjën e presim në tri petë. E lyejmë petën e parë me krem. Sipër e vëmë petën e dytë dhe e lyejmë me krem. E vëmë petën e tretë dhe tërë tortën e lyejmë me krem pana. Kremin pana të mbetur e mbushim në shiringë të kuzhinës dhe me të zbukurojmë pjesët anësore dhe pjesën e sipërme të tortës. Ananasin e mbetur e presim në copë me të cilat e zbukurojmë krem tortën me ananas.
 

Ju bëftë mir
ë!
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.