MЁNYRA E ABDESIT

 
I Afėrti (EL KARIB) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e enjte. 23 maj 2013

Allahu i Lartësuar thotë: “S'ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)!" Hud, 61.









Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
 
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar thotë: “S'ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)!" (Hud, 61).

Ai (Allahu) është i afërt me çdokënd. Afërsia e Tij është dy llojesh: 1. Afërsi e përgjithshme. Afërsi me secilin me diturinë e Vet, me Vigjilencën e Vet, me Shikimin e Vet. Ai është më afër njeriut sesa damari (që rreh) i qafës së tij.2. Afërsi e veçantë. Afërsi ndaj robërve të Vet, atyre që i luten Atij me lutje, i atyre që i përgjigjet në lutjet e tyre. Kjo lloj afërsie rezulton në dashuri, ndihmë, ndihmë gjatë lëvizjeve dhe në qetësi, përgjigje lutjeve të lutësve, pranim dhe shpërblim. Kjo lloj afërsie është e përmendur në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Vazhdo me sexhde dhe afrohu Zotit me të” Alek, 19.  Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar: “S'ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)!" Hud, 61. “E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” Bekare, 186.

Kjo lloj afërsie rezulton në përgjigjen e lutjeve të lutësve, realizimin e dëshirave të tyre. Pikërisht për këtë arsye me emrin EL KARIB (I AFËRTI) shoqërohet emri EL MUXHIB (LUTJEPRANUESI)

Kjo lloj afërsie është afërsi së cilës nuk i dihet realiteti, mirëpo gjurmët e saj shfaqen në butësinë e Allahut ndaj robërve, kujdesin e Tij ndaj tyre dhe ndihmën e tyre. Gjithashtu, nga gjurmët e saj është edhe përgjigjja e thirrësve (lutësve) dhe shpërblimi i të devotshmëve.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.