MЁNYRA E ABDESIT

 
Biri keqbėrės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e diel. 19 maj 2013

Ishte një djalë që nuk e respektonte nënën e tij. Ai ishte keqbërës dhe kështu që një ditë prej ditëve vendosi ta mbyll çështjen me nënën e tij të moshuar njëherë e përgjithmonë.
E mori nënën, e vendosi mbi shpinën e tij dhe e dërgoi drejt një mali. Rrugës duke ecur në mes të malit kalonin mbi degë që e pengonin, kurse nëna i thyente degët ndërsa fletët i hidhte në tokë.

Kur arritën, djali keqbërës e braktisi nënën e tij në mes të malit dhe duke u kthyer i vetëm drejt shtëpisë humb rrugën dhe mbetet i habitur, ngase nuk di nga t'ia mbaj.

E thërret nëna e tij me zë të mallëngjyer: "O biri im nga frika se do ta humbësh rrugën gjatë kthimit, unë kam thyer degët e pemëve dhe fletët e tyre i kam hedhur në tokë ashtu që të orientohesh në bazë të tyre dhe të kthehesh i sigurt."

Lotët filluan të rridhnin nga sytë e djalit keqbërës, por e mblodhi veten për një çast, u kthye, e mori nënën e tij dhe e ktheu në shtëpi.

Për çudi, biri mendonte për vdekjen e saj ndërsa nëna për shpëtimin e tij.

Nëna gjithëherë ka zemër madhështore dhe të butë.
O Allah, na bëj prej atyre që i respektojnë prindërit!

Allahu ka thënë: "Thuaj: Zoti im! Mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (Isra, 24)

Përshtati: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.