MЁNYRA E ABDESIT

 
Mjaft qajte motėr! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Jeta   
e diel. 19 maj 2013

Oj motra ime, mos qaj!
Fshije lotin e pikëllimit.
E mbjell në vendin e saj 
ndjenjën e shpresës dhe durimit.
Lëre që buzëqeshja jote 
ta ndriçojë, shkëlqejë fytyrën tënde.
 
T'lutem, mos e përul vetveten para askujt 
veçse para Allahut në sexhde,
Dije, oj motra ime, që koha e gëzimit,
edhe nëse vonohet, do të vijë një ditë.
 
Tek Allahu nuk humbin shpresat e dëshirave tona.
Ne duhet të jemi krenare që jemi muslimane.
të jemi krenare që jemi besimtare, elhamdulilah
Të mburremi që jemi robëresha të Allahut.
 
Synoj, oj motra ime, që babai im e i yti 
të jenë krenarë me moralin tonë vazhdimisht
Synoj që t'kem shoqëri të ndershme  
së bashku, motër.
 
Ta praktikojmë fenë islame me sinqeritet 
Shpresoj që të kemi moral të lartë 
In’sha-All-llah
Synoj ta shijojmë kënaqësinë e imanit,
E të këtilla të vazhdojmë rrugën e adhurimit ndaj Allahut.
 
Të jemi të bashkuara motër, 
të qëndrojmë të pandara për hir të Allahut.
Mjaft, tani ta fshij me dorën time lotin e pikëllimit!
Të ulemi me qetësi së bashku me mua,
ngrej duart lart para Allahut,
me lutje të sinqerta të lutemi.

 
Lumturia jonë e përjetshme,
është duke qenë vajzë respektuese dhe e ndershme, 
Grua besnike dhe bujare, 
Nënë e devotshme dhe më vlerë. 
 
E bazë e saj është zemra në dritën e besimit!
Motra ime në Islam!
Për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe Xhenetin e Tij,
ia vlen të sakrifikosh gjërat më të shtrenjta në sytë e tu!
 
Mos e lakmo dynjanë, oj motër, e ta humbësh Xhenetin!
Oj mikja ime, motra ime e dashur në Islam.
Ndriçoje fytyrën tënde me abdes.
Oj motra ime e ndershme, pastroje zemrën tënde me istigfar.
 
Mos e largo nga mendja motër që,
modestia, sinqeriteti për Allahun
është prej shenjave më të mira që Allahu i vlerëson.
Shpresoj e lutem që Allahu në Xhenet të na bashkojë.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.