MЁNYRA E ABDESIT

 
E refuzoi librin e Ginisit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e diel. 19 maj 2013



Motra jonë palestineze Merjem Hamdan el-Amesh është 124 vjeçare, ajo kishte 10 fëmijë, njëri nga ata i kishte vdekur, e tashmë i ka 4 djem dhe 5 vajza, dhe i ka përafërsisht 600 pasardhës. Fëmijët e saj tregojnë se kur kuptuan stafi i librit të Ginisit jetën e saj, se ajo do të hynte ne librin e Genisit, ajo këtë e shihte vetëm një pengesë, e ajo ishte mbulesa islame. I thanë se duhet ta hiqte nga koka e saj mbulesën për ta fituar çmimin e librit të Ginisit dhe të jepte një intervistë në një emision televiziv.
Pa hamendje, edhe ajo edhe fëmijët e saj e refuzuan atë. 

Ajo është e lindur në vitin 1888, dhe ka letërnjoftim të shtetësisë turke. 5 herë e ka kryer haxhin në jetën e saj.
Ajo ka pasur mundësinë t'ia kalonte një shtetasi francez me emrin Jeanne Louise Calment I cili kishte jetuar 122 vjet.
Merjemja kishte lindur në fshatin Xhisr el-Zerka të qytetit Haifa, Palestinë, dhe qysh nga viti 1948 iu kishte ndihmuar femrave për të lindur pa pagesë tërë jetën e saj, pra e kishte luajtur rolin e mamisë. Djemtë e saj tregojnë se ajo i kishte njohur nipat dhe mbesat e veta një nga një, dhe ua dinte biografitë e tyre, dhe kurrë nuk e kishte humbur kthjelltësinë e saj.

Kur e kishin vizituar anëtarët e librit të Ginisit, dhe ia treguan lajmin se do të hynte në librin e Ginisit, ajo ua bëri një pyetje: A DO T’MË BËN KJO PUNË TË LUMTUR? Ata të habitur nga kjo pyetje, i thanë po, sepse do ta lumturonte atë dhe familjen e saj.
Merjemja e pyeti njërin nga ata: sa vjeçar je? Personi i habitur përgjigjet se ishte 43 vjeçar.
Ajo i tha: megjithatë nuk qenke musliman.
Personi e pyeti se ku ishte rëndësia e kësaj pyetjeje të saj.
Merjemja u përgjigj: i ke bërë 43 vjet dhe nuk e din ende se cila është rruga e duhur.
Njeri i cili nuk e gjen në këtë moshë rrugën e drejtë (Islamin), ose është imbicil ose ende është fëmijë. Sepse vetëm imbicili apo fëmija do
të mendonte se do të bëhej i lumtur në mesin e të vdekshmëve, mirëpo do të turpërohej para Krijuesit të tij.

Pastaj Merjemja tha: A ta zgjedhi rrugën që më bën të lumtur Tek Krijuesi im, apo rrugën që më bën të "lumtur" tek krijesat, ndërsa ta fitoj hidhërimin e Tij azze ue xhel. Për këtë arsye nuk kishte pranuar ta heqte shaminë nga koka e saj.

Ajo i tha intervistuesit: Largohu nga shtëpia ime, dhe shko mendo për pyetjen time, dhe mundohu ta gjesh përgjigjen, dhe unë po të premtoj se nuk do të vdes deri atëherë, ia ktheu përgjigjen plaka me shaka normalisht.
Fakti është se ai intervistues i librit të Ginisit pas 7 muajve e pranoi Islamin, dhe 4 muajve pas pranimit të Islamit nga ai person vdiq motra jonë Merjemja. ALLAHU e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus dhe e bashkoftë me pejgamberët, të sinqertit, shehidat dhe të mirët, dhe sa shoqëri e mirë janë ata, ALLAHUME AMIN VE ELHAMDULILAHI RABIL ALEMIN.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.