MЁNYRA E ABDESIT

 
Prindėrit respektoni! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Nexhbedie Elmazi   
e martė. 30 prill 2013

O ju motra e vllazni
Prindërit respektoni
sa i kini gjallë
puthni, përqafoni
edhe shumë nderoni
se do vjen një ditë
shumë do t’i kërkoni.

Malli do t’ju merr
që t’i keni pranë
por e kotë do të jetë
se do jenë në ahiret
nga kjo botë të larguar
në një rrugë pa kthim. 

Kahdo që të shkoni
me mall do t’i kujtoni
për fytyrat e tyre
malli do t’ju merr
për fjalët e tyre
zemra do t’ju qajë. 

Prandaj NËNË e BABË
ju lutem i nderoni
për çdo ditë e natë
për ta lutje bëni
ALLAHU i Madhëruar
mëkatet t’ua falë
me xhenet t’i shpërblejë
e me të mira pa kufi.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.