MЁNYRA E ABDESIT

 
Drejt shtigjeve tė lumturisė dhe rehatisė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e hėnė. 22 prill 2013


Ajo që ka kaluar ka shkuar, mos mendo në atë që ka mbaruar...







1- Ajo që ka kaluar ka shkuar, mos mendo në atë që ka mbaruar.
2- Lëre të ardhmen të vijë dhe mos u brengos për të nesërmen, sepse ti nëse përmirëson ditën tënde përmirësohet e nesërmja e jote.
3- Ec dhe vrapo, largoju përtacisë dhe mërzisë, distancohu nga koha e lirë dhe papunësia.
4- Ripërtërije jetën tënde, ndrysho format e jetesës tënde dhe mënjanoje rutinën të cilën e jeton.
5- Shto istigfarin, sepse me atë vijnë: furnizimi, shpëtimi, pasardhësit, dija e dobishme, lehtësimi dhe shlyerja e mëkateve.
6- Sprova të afron tek Allahu, të mëson lutjen dhe largon nga ti mendjemadhësinë, egon dhe mburrjen.
7- Mos qëndro ulur me urrejtësit, ziliqarët sepse ata janë sëmundja e shpirtit dhe bartësit e pikëllimeve.
8- Kujdes nga mëkatet, sepse ato janë shkak i çdo brenge, mërzie, janë dyer të fatkeqësive dhe krizave.
9- Mos i urrej fjalët e rënda që thuhen për ty, sepse ato i bëjnë keq atij e jo ty.
10- Sharja nga ana e armiqve tu, dhe fyerja nga ana e ziliqarëve ngrit pozitën tënde, sepse ti je bërë person që përmendesh dhe me rëndësi.
11- Bëhu i thjeshtë me njerëzit, përfiton dashurinë e tyre, dhe përdor fjalë të buta që të të duan. Bëhu modest të të respektojnë.
12- Dije se ata që të përgojojnë të kanë dhuruar të mirat e tyre, të kanë shlyer mëkatet dhe të kanë bërë të njohur, e kjo është një dhunti.
13- Fillo i pari me përshëndetje (selam) ndaj njerëzve dhe trego se je i kujdesshëm ndaj tyre. Kështu do të afrojnë afër zemrave të tyre.
14- Mos humb jetën tënde duke bredhur mes drejtimeve, punëve dhe zanateve të ndryshme, sepse kjo jep të kuptojë se ti nuk je i suksesshëm në asgjë.
15- Bëhu i gjerë dhe gjeje një arsyetim për ata që gabojnë ndaj teje, ashtu që të jetosh në rehati dhe qetësi. Kujdes nga hakmarrja.
16- Mos i gëzo armiqtë e tu me hidhërimin dhe pikëllimin tënd sepse ata këtë duan, mos ua realizo qëllimet e tyre të larta.
17- Ti je ai që ngjyros jetën tënde me idetë e tua, andaj mos vendos syze të zeza në sytë e tu.
18- Nëse bie në ndonjë krizë, kujto sa kriza kanë kaluar në ty dhe të ka shpëtuar Allahu prej tyre, Ai që të ka shpëtuar herën e parë të shpëton edhe herën e dytë.

Përshtati: Valdet Kamberi

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.