MЁNYRA E ABDESIT

 
Adhuroje Allahun deri nė vdekje PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e enjte. 18 prill 2013









Nëpër Medinë u përhap lajmi i rëndë, i cili errësoi dritën dhe hapësirat qiellore të mbarë Arabisë, për vdekjen e më të dashurit, Muhamedit sal-lallahu alejhi ue selem. Sahabët i goditi një pikëllim i madh, por në këtë çast u paraqit i dituri, i urti, besniku Ebu Bekri dhe iu drejtua me këto fjalë të arta besimtarëve: “Ai që e ka adhuruar Muhamedin le ta dijë se ka vdekur, e kush e adhuron Allahun dhe e beson atë, le ta dijë se Allahu është i gjallë. Ai kurrë nuk vdes.

Ai që e ka adhuruar Ramazanin le ta dijë se Ramazani ka shkuar e ai që e ka adhuruar Zotin e Ramazanit le ta dijë se është i gjallë dhe nuk vdes.

Allahu Fuqiplotë e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij, si dhe të gjithë muslimanët, që mos ta ndërpresin adhurimin deri në vdekje pa marrë parasysh angazhimet, situatat, sprovat që i godasin, por të jenë të paluhatshëm ndaj adhurimeve.

Kurejshët filluan ta godasin të Dërguarin e Allahut me shpifje të ndryshme duke e quajtur magjistar, rrenacak, i çmendur, përçarës, duke u tallur me fenë e Allahut, filloi t’i ngushtohet gjoksi Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem, por atij i zbritën porosi hyjnore, duke e këshilluar me falënderim, lavdërim, sexhde dhe adhurim të vazhdueshëm.

Allahu thotë: “Dhe adhuro Zotin tënd deri sa të arrijë e pashmangshmja e sigurt (vdekja).” (Hixhr, 99).

Ibën Kethiri thotë se fjala në ajet el-jekin (e pashmangshmja e sigurt) është vdekja, të këtij mendimi janë Muxhahidi, Salim ibën Abdullah ibën Omeri, Hasan Basriu, Katadja e shumë të tjerë. E jo siç pretendojnë sufitë, se fjala el-jekin do të thotë njohja e Allahut, dhe me këtë nënkuptojnë që kur robi arrin ta njohë Allahun plotësisht, atëherë bien detyrimet dhe adhurimi ndaj Tij. Kjo pa dyshim është kufër i madh, që të nxjerr nga feja, siç është mendimi i të gjithë dijetarëve, si: Sheukani, Ibën Kethiri etj.

Allahu thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër përveçse të më adhurojnë Mua. (Dharijatë, 56).

Aliu radijallahu anhu thotë, se nuk i ka krijuar Allahu xhinët dhe njerëzit, pos që t’i urdhërojë me adhurim. Ndërsa imam Shafiu thotë se i ka krijuar për një çështje madhështore shumë të rëndësishme, që për këtë i dërgoi edhe të gjithë pejgamberët vetëm që ta adhurojnë Allahun.

Çka është
 adhurimi? - Namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi, apo është një përkufizim më i gjerë dhe gjithëpërfshirës? Shejhul Islam Ibën Tejmije, jep këtë përkufizim: “Adhurimi është emër përmbledhës për çdo gjë që do Allahu prej fjalëve apo veprave të jashtme dhe të brendshme”. Prej fjalëve: siç është shqiptimi i shehadetit, dhikri, fjala e mirë etj., prej veprave: namazi, haxhillëku, respektimi i prindërve, lëmosha etj., të brendshme: frika, mbështetja, shpresa tek Allahu etj.

Për këtë qëllim të madh i krijoi qiejt e tokën, xhenetin e xhehenemin, i çoi të dërguarit, i zbriti librat.

Nga kjo kuptohet se kur njeriu e beson Allahun, dhe e di si ta besojë e ta adhurojë, e  ka kuptuar qëllimin e ekzistencës së tij, dhe e tërë jeta e tij është adhurim dhe njësim i Allahut. Kjo ka qenë edhe moto e të gjithë pejgamberëve të Allahut “adhuroni Allahun e mos i bëni shok (shirk) Atij në asgjë.” (Nisa, 36).

Shirku është prej mëkateve të mëdha, që Allahu nuk e fal siç thotë në Kuranin Famëlartë: “Vërtet, Allahu nuk fal atë që i bën shok Atij, dhe fal përveç kësaj (çdo gjë tjetër) këdo që ai dëshiron.” (Nisa, 48).

Allahu na tërheq vërejtjen nga shirku, që është një prej rreziqeve të mëdha që e humb njeriun dhe e shpie në zjarrin e xhehenemit. Prej llojeve të shirkut të njohur janë kërkimi i ndihmës nga të vdekurit (në turbe, varreza), magjia, besimi në fallxhorët, hajmalitë, adhurimi i këngëtarëve, sportistëve, artistëve etj. Muslimani duhet t’i mohojë të gjitha adhurimet përveç adhurimit ndaj Allahut, edhe kjo është kuptimi i fjalës “la ilahe il-lallah”, që duhet të praktikohet në jetën e përditshme.

Para se të bësh qoftë edhe një hap të vetëm e ke për detyrim ta njohësh rrugën në të cilën ke suksesin dhe shpëtimin. Mos e lodh veten me vepra të shumta, sepse zotëruesit e veprave të shumta nuk i bëjnë dobi asgjë, përveçse lodhet në këtë botë nga kjo gjë dhe dënohet në ahiret e për këtë duhet ta dish para çdo gjëje, se cilat janë kushtet, të cilat duhet të plotësohen, që vepra të pranohet. Është e domosdoshme që të plotësohen dy kushte për çdo vepër, se përndryshe nuk pranohet:

E para: pronari i veprës të ketë si qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut (sinqeriteti).

E dyta
: Ajo të jetë në përputhje me Sunetin  e Pejgamberit.

Shumë vepra tek ne i bëjnë me bindjen, se është adhurim e ato nuk janë të pranuara tek Allahu, për arsye se nuk e plotësojnë njërin prej kushteve, si p.sh. dhikri i kelimetuihidt (apo siç njihet: qelimet) mund të bëhet me sinqeritet, por nuk është në përputhje me Sunetin e Pejgamberit dhe për këtë arsye refuzohet, siç transmetohet nga Aishja se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush bën një vepër që nuk është  prej veprave tona ajo është e refuzuar.” (Buhariu, Muslimi).

Tërë jeta jote duhet të jetë në adhurim me atë që Allahu është i kënaqur, se për këtë arsye je krijuar, por edhe vdekja jote duhet të jetë për Allahun, siç thotë Allahu në librin e Tij fisnik: “Thuaj (O Muhamed): Vërtet, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka asnjë shok dhe për këtë unë jam urdhëruar dhe unë jam i pari i muslimanëve. (Enam, 162-163).

Ibën Kethiri thotë: Allahu e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij, që t’i tregojë idhujtarëve (mushrikëve), që adhurojnë dikë tjetër pos Allahut, dhe therin jo në emër të Tij, se kjo është në kundërshtim me mësimet e Allahut; se namazi duhet të jetë për Allahun, therja duhet të bëhet në emër të Allahut, i cili nuk ka shok.

Por edhe e tërë jeta e muslimanit duhet të jetë në adhurim për Allahun, prandaj mësimi yt, puna jote, ushqimi yt, vizitat etj., nëse i bën me nijet të pastër ato do të llogariten adhurim.

Ilaçi kryesor për qetësimin e shpirtit, zemrës dhe mendjes, nuk është as pasuria e as pozita, e cila është dëshmuar edhe në praktikë, ku njerëzit kanë shpenzuar të holla të shumta në medikamente e konsulta të shumta me psikiatër e psikologë, lodhje duke vrapuar pas ilaçit që e qetëson shpirtin; por kot, derisa i kapën më në fund këshillat hyjnore dhe porositë pejgamberike, dhe aty më në fund e gjetën ilaçin me adhurim, duke e përmendur Allahun, siç thotë Allahu: “Me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat...”

Dije o musliman, se Allahu nuk ka nevojë për adhurimin tënd, se Ai është Krijuesi i gjithësisë, Furnizuesi, i Plotfuqishmi, që nuk është i nevojshëm për krijesat e Tij, por ne jemi të nevojshëm për adhurimin, se na afron tek Allahu, na qetësohen zemrat, jemi nën mbrojtjen e Allahut, na hapen dyert e riskut, zbret ndihma e Allahut, forcohen muslimanët, ku shkak i dobësimit të muslimanëve, që sot u janë vërsulur armiqtë si kafsha e uritur ndaj pjatës është lënia pas dore e farzeve të Allahut.

Mos përto, o musliman, t’i falësh pesë kohët e namazit, mos u bë koprrac dhe nuk e jep zeqatin, apo mos të shkosh tani në haxhillëk e ta përjetosh afërsinë tënde me Allahun në Arafat e të kthehesh i pastër nga mëkatet. Kjo është kënaqësi, e cila nuk harrohet, që nesër kur të dalësh para Krijuesit tënd ta kesh të mbushur llogarinë tënde me vepra të mira e të na mbulojë Mëshira e Allahut, se vetëm veprat tona nuk mjaftojnë për të hyrë në xhenet. Siç ka ardhur në hadith për atë personin që i ka bërë adhurim Allahut 500 vite dhe ka kërkuar të hyjë në xhenet me veprat e tij, por kur e pa se nuk ka mundësi të mbulojë me to vetëm dhuntinë e syrit, që na ka dhuruar i Mëshirshmi, atëherë kërkoi të hyjë me mëshirën e Allahut.

Po ti, o musliman, pyete vetën sa ditë, muaj apo vite i ke bërë adhurim Allahut?!
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.