MЁNYRA E ABDESIT

 
Istigfari PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e shtunė. 13 prill 2013








Do të jetë krenar ai që në fletushkën e tij gjen shumë istigfare.
Kjo është fletushka jote, mbushe me çfarë të duash.
Ajo një ditë do të shfaqet dhe për këtë nuk kemi dyshim.
Nesër mos akuzo askënd, sepse nuk të bën dobi asgjë.
Vëlla\motër, mbushe kohën tënde me lexim të Kur’anit, namaz, agjërim, sadaka, e jo me këngë, programe të ndyra, përgojim, sharje e fyerje. 
Ti je autor i librit tënd, andaj zgjedhi fjalët dhe shprehjet.
Ti do të përgjigjesh për atë që ke folur dhe vepruar, çdokush është peng i fjalëve dhe veprave të tij.
Sot ke mundësi të shlyesh atë që ke folur, vepruar e shkruar, ndërsa nesër jo. 
Me vdekjen tënde mbyllen librat.
Mbushe kohën tënde me istigfare: në rrugë, në shkollë, në shtëpi etj.
Mësoje gjuhën tënde të mos rri kot, por çdo herë të lëvizë për të bërë istigfare.
Allahu na bëftë prej atyre që bëjnë shumë istigfare, ditën dhe natën!
Amin!


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.