MЁNYRA E ABDESIT

 
Udhėzimi i dy djemve nga Medina PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e mėrkurė. 10 prill 2013

 Posa filloi të thotë: “Elhamdulilahi rabbilalemin…” i gjithë xhemati filluan të qajnë duke kujtuar xhaminë e Muhamedit, alejhi selam...







Dy djem nga Medina e Pejgamberit, alejhi selam, kanë shkuar në Turqi për pushime dhe vepra të ndyta…

Porsa kanë arritur në Stamboll, blenë alkool dhe me taksi shkuan në një fshat periferik dhe kishin marrë një hotel, ashtu që mos t’i sheh askush.

Gjatë marrjes së të dhënave të tyre në recepcion, nënpunësi i pyeti nga jeni? Njëri nga ata u përgjigj: “Nga qyteti i Muhamedit, alejhi selam”.

Recepcionisti u gëzua shumë, dhe në vend të një dhome ua dha një apartment, në shenjë respekti për Muhamedin, alejhi selam, dhe për dashurinë ndaj banorëve të Medines…

Djelmoshat u ngjitën lart dhe qëndruan gjatë gjithë natës duke pirë alkool; njëri u deh, ndërsa tjetri kishte pirë por nuk ishte dehur plotësisht.
U çuditën kur dëgjuan trokitjen në derën e tyre, ora 4 e 30 minuta të mëngjesit. U ngrit njëri prej tyre dhe e hapi derën.
Recepcionisti i tha: Imami i fshatit refuzon të na falë namazin e sabahut, pasi e kuptoi që ju jeni nga Medina dhe qëndroni këtu (në fshat)!
Ne po ju presim poshtë në xhami!
U çudit djaloshi me lajmin, dhe e zgjoi edhe shokun e tij dhe i tha: A din diçka përmendsh nga Kur’ani?
Ai ia ktheu se nuk mund t’u bëhet imam… Derisa po kunsultoheshin, trokiti dera për të dytën herë; recepcionisti po iu thoshte: Ne po ju presim poshtë, shpejtoni para se të lind dielli.

Rrëfyesi i këtij tregimi thotë: U pastruam shpejt dhe zbritëm poshtë në xhami, kur pamë… ajo ishte e mbushur me njerëz, thuaj sikur t’ishte namaz i xhumasë. Të pranishmit në xhami po i përshëndetnin me respekt, ndërsa njëri prej tyre doli imam. Posa filloi të thotë: “Elhamdulilahi rabbilalemin…” i gjithë xhemati filluan të qajnë duke kujtuar xhaminë e Muhamedit, alejhi selam. Edhe unë qaja së bashku me xhematin e xhamisë, ndërsa shoku në të dy rekatet këndoi: “Kulhuvallahu ehad…” sepse nuk dinte më shumë se kjo kaptinë.

Ky rast tha, ishte shkak për udhëzimin tonë në rrugë të drejtë!

Përshtati: Valdet Kamberi
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.