MЁNYRA E ABDESIT

 
Mėkatfalėsi, Falėsi (EL AFU’U- EL GAFUR- EL GAFFAR) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e premte. 05 prill 2013
 Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet.” (Haxh,  60). “Pra, Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi.” (Zumer, 5).






Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

 
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet.” (Haxh,  60). Gjithashtu thotë: “Pra, Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi.” (Zumer, 5).

 
EL AFU’U, EL GAFUR, EL GAFFAR: i Cili vazhdon të jetë i njohur me falje të mëkateve ndaj robërve të Vet. Secili është i detyruar dhe ka nevojë për faljen e Allahut të Lartësuar, për mëshirën e Tij dhe për bujarinë e Tij. Ai (Allahu) ka premtuar falje për atë që i merr shkaqet. Ai thotë:
“Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.” (Taha, 82).

Allahu i Lartësuar vazhdon t’i falë mëkatet secilit që pendohet tek Ai. Në hadith qëndron:
“O bir i Ademit, nëse vjen të më takosh me mëkate të mëdha sa toka dhe nëse vjen e më përulesh duke më njohur për të Vetëm, Unë do të sjell ty falje po aq të madhe sa toka.”
Sa e gjerë është falja e Allahut të Lartësuar: “S'ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje.” (Nexhm, 32).

Allahu ka hapur shkaqet për arritjen e faljes së mëkateve përmes pendimit, kërkimit të faljes (istigfarit), besimit (imanit), veprave të mira, bamirësisë ndaj robërve të Allahut, faljes së tyre, mendimit të mirë për Allahun e të ngjashme me këto vepra të cilat Allahu i Lartësuar i ka bërë afruese tek Ai.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.