MЁNYRA E ABDESIT

 
Ē’ėshtė kjo...? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arta   
e martė. 12 mars 2013

Ç’është ky tym që mbuloi serin?
Ç’është ky ankth që robëroi njerëzinë?
Ç’është ky tiran që vret fëmijë...?
Ç’është kjo heshtje, që mbuloi gjithësinë?
Pa fjalë të gjithë po rrini
Pse po heshtni e po ngurroni,
e këtij populli s'po i ndihmoni?
Nga ky tiran ta shpëtoni
Çka ka toka që gjëmon? 
Nga lotët e nënave po ushton
Kush je ti, ore barbar?
Që me popullin tënd po lufton?
Deri kur kështu do t'veprosh?
Popullin tënd ta masakrosh?
Vendin tënd ta shkatërrosh?
Kush je ti...?
Kush je ti, që vret fëmijë?
kush je ti, që ndjenja fare s’ke?
Çfarë emri...?
Ti meriton...!
Veq tradhtar i vendit tënd.
vret dhe masakron. 
Dhe fajtor veten tënde nuk e zë
Këtë tokë je duke e shkatërruar 
Nga shtëpitë e tyre gjithë njerëzit po i largon
Kush je, o shkatërrimtar? 
kush je ti, ore barbar?
Deri kur kështu do veprosh?
Koha është tani pushtetin ta lëshosh
Mjaft më...! 
Erdhi koha tani.
Në këtë vend të mbizotërojë qetësia
Të mbizotërojë paqja, të lirë të lozin më në fund fëmija
Ty të mallkoftë Perëndia!
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.