MЁNYRA E ABDESIT

 
Mos u nervozo! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e shtunė. 09 mars 2013
 I Dërguari i Allahut nuk nervozohej asnjëherë dhe kjo i ndodhte vetëm kur nëpërkëmbeshin dispozitat e Allahut.





Mos u nervozo! Nervozizmi i lavdëruar është ai nervozizëm, i cili bëhet atëherë kur nëpërkëmben dispozitat e Allahut, dhe qëllimi i tij është mbrojtja e nderit, nefsit dhe pasurisë, apo për kthimin e një gjëje që është marrë nga i padrejti. I Dërguari i Allahut nuk nervozohej asnjëherë dhe kjo i ndodhte vetëm kur nëpërkëmbeshin dispozitat e Allahut.

Shërimi i nervozizmit dhe mënyrat

1) Heshtja.
Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kur nervozohet ndonjëri prej jush le të hesht”.

2) Ulja në tokë.
 Muhamedi alejhi selam ka thënë: “…Kush e ndien se po hidhërohet le të ulet përtokë”.

3) Ndryshimi i gjendjes në të cilën ndodhet njeriu.
 Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Nëse ndokush prej jush hidhërohet dhe është në këmbë le të ulet, nëse i largohet hidhërimi mirë, në të kundërtën le të shtrihet”.

4) Marrja e abdesit.
 Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Hidhërimi vjen nga shejtani, dhe shejtani është i krijuar nga zjarri, dhe zjarri shuhet me ujë, e nëse hidhërohet ndonjëri prej jush lë të marrë abdes”.

5) Të përkujtoj se njeriu që fal ka shpërblim tek Allahu.
Dhe Allahu i Madhëruar ka thënë: “…dhe kur i hidhëron dikush, falin”. (Shura: 37).

Përshtati: Valdet Kamberi
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.