MЁNYRA E ABDESIT

 
Nėse pėrqafove udhėzimin, mos e provo devijimin! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Jeta   
e premte. 08 mars 2013

Nëse e përqafove dritën.

Mos e ndiq pas errësirën!

Nëse shijove udhëzimin.

Mos gabo ta provosh devijimin!

 

Nëse Allahu të udhëzoi.

Gëzohu, ndjeje veten krenar.

Kjo është arritje e madhe për ju.

Të jesh nga të udhëzuarit, është pasuri e madhe për ty.

 

Dije që Allahu të do, o njeri.

Nëse Allahu të sprovon, me sprova të ndryshme gjatë jetës.

Mos pyet çfarë gabova që Allahu më dënoi?

Mos thuaj, vallë, Allahu nuk më do?

Mos e thuaj kurrë që Allahu më ndëshkoi!

 

Allahu përkundrazi të do dhe të sprovon!

Allahu dëshiron që ti besimin tënd ta dëshmosh!

Sinqeritetin, sabrin "durimin" që mban në zemër ta shfaqësh!

Allahu të dashurit e tij me sprova të ndryshme i sprovon!

 

Ty të dha udhëzimin!

Ta ndriçoi zemrën me besim!

Të pasuroi me sabër dhe me durim!

Andaj kurrë nga drita e Islamit mos u tërhiq!

 

Nëse e shijove njëherë dritën e udhëzimit!

Mos e ndërro me errësirën e devijimit!

Mos lejo që t'kaplojë errësira e shejtanit!

Mos e ndiq pas shkatërrimin!

 

Nëse ti e shijove dritën e Udhëzimit.

Mos u përul para njeriut.

Mos lejo të jesh e\i nënçmuar.

Ndjehu krenar që je nga të udhëzuarit.

 

Kapu pas fjalës së All-llahut...

kapu pas syneteve të të Dërguarit, Muhamedit a.s. ...

Mos e humb këtë ndriçim që shkëlqeu në jetën tënde!

Dritën islame që tani ta ndriçoi jetën...

 

Fytyra jote sa bukur shndrit...

Ke kujdes të shtuar mbi çdo minutë...

Kujdesu për zemrën tënde, mbaje nën kontroll.

Kujdes nefsi yt, mos të të mashtrojë

Epshi yt mos të t'devijojë...

 

Pas lajkave të shejtanit, mos të lakmosh!

Kujdes nga shejtani i mallkuar...

Mos të të mashtrojë, këtë ndriçim mos ta errësojë.

E nga Xheneti shumë larg të t'largojë...

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.