MЁNYRA E ABDESIT

 
Si tė besojmė nė melaike? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e hėnė. 25 shkurt 2013
 Së pari, besojmë në ata melekë që ua dimë emrat, si: Xhebraili, Mikaili, Israfili, Malik, Ridvan, melekul-mevt (meleku i vdekjes), Munker, Nekir...








Së pari: besojmë në ata melekë që ua dimë emrat, si: Xhebraili, Mikaili, Israfili, Malik, Ridvan, melekul-mevt (meleku i vdekjes), Munker, Nekir.

Xhebraili është i autorizuar me atë që është jetë për zemrat. Ajo është shpallja.
Xhibrili është ai të cilin Allahu e ka autorizuar që t’ua zbres shpalljet të dërguarve. Allahu ka thënë:
 ”Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili). (E solli) Në zemrën tënde, të bëhesh thirrës që ua tërheq vërejtjen. Me gjuhë të qartë arabe”. (Shu’ara: 193, 194, 195).

Israfili është i autorizuar t’i fryejë surit ditën e gjykimi
t për të ringjallur trupat.
Mikaili është i autorizuar me sjelljen e shiut dhe bimëve.

Muhamedi alejhi selam bashkarisht përmend këto melaike në hapjen e namazit të natës, ku thoshte: ”O Allahu im! Zoti i Xhebrailit, Mikailit dhe Israfilit, Krijues i qiejve dhe i tokës, Ti që di ti fshehtën dhe të dukshmen, Ti që gjykon mes robërve të Tu kur ata ndahen në mendime. Më udhëzo, me lejen tënde në të vërtetën kur njerëzit përçahen në mendime, vërtet Ti udhëzon kë do në rrugë të drejtë”.

Maliku është i autorizuar për zjarrin. Argument është fjala e Allahut për banorët e zjarrit. Allahu thotë: ”Ata do të thërrasin: O Malik! Le të na vdesë Zoti yt!” e Ai do të thotë: ” Ju aty do të mbeteni përgjithmonë”. (Zuhruf: 77).

Ridvani është meleku i cili është i autorizuar për Xhenetin. Emri i tij nuk është i pohuar qartë sikurse emri Malik, por me këtë emër është i njohur tek dijetarët. Allahu e di më mirë.

Melekul-meut (meleku i vdekjes). Është përhapur se emri i tij është “Azrail” , por kjo nuk është vërtetuar. Kjo ka ardhur në disa israilijate (lajme të beni israilëve) që nuk na obligon t’i besojmë këtij emri dhe atë që është autorizuar me vdekjen e quajmë melekulmeut-meleku i vdekjes. Ashtu sikurse e ka quajtur Allahu në Kur’an:
”Thuaju: ”Engjulli i vdekjes, i cili është i autorizuar për atë, do t’ju marrë shpirtin e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”. (Sexhde: 11)

Munker dhe Nekir janë dy melekët e Allahut që e pyesin të vdekurin në varrin e tij.  Për këtë ka ardhur një hadith në Tirmidhi, por disa dijetarë e kanë bërë të dobët hadithin dhe kanë thënë: nuk ka mundësi të quhen me këtë emër melaiket të cilat:
”Nuk kundërshtojnë atë që i urdhëron Allahun dhe veprojnë atë që urdhërohen”. (Tahrim: 6).
Sidoqoftë ata janë dy melekë që marrin në pyetje të vdekurin për Zotin e tij, për fenë e tij dhe për pejgamberin e tij.

Përshtati: Valdet Kamberi
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.