MЁNYRA E ABDESIT

 
Keqtrajtimi i prindėrve PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e martė. 19 shkurt 2013
 Keqtrajtimi i prindërve ka dy dënime: 

a) në dynja dhe
b) ne ahiret.








Keqtrajtimi i prindërve ka dy dënime: 

a) në dynja dhe
b) ne ahiret.

Në dynja:

1- I pakësohet furnizimi.
2- Nuk i ngriten punët në ditën e enjte dhe të hënë.
3- Nuk i hapen dyert e qiellit për punët e tij.
4- Allahu e urren atë person.
5- Frikohemi se mund të vdes me vdekje të keqe.
6- E mallkon Allahu, melaiket dhe besimtarët.
7- Nuk i pranohet lutja.
8- Shpejtimi i dënimit në dynja, edhe pse diçka ruhet për ditën e kiametit.
9- E keqtrajtojnë fëmijët dhe nipërit.

Në ahiret:

1- Nuk hyn në Xhenet nëse është prej besimtarëve me grupin e parë që hyn.
2- Nuk e shikon Allahu edhe nëse futet në Xhenet.

Disa forma të keqtrajtimit:

1- Sharja e tyre.
2- Mallkimi i tyre.
3- Distancimi nga prindërit.
4- Dhënia përparësi shokut para babait dhe gruas para nënës.
5- Rrena mbi ata.
6- Përgojimi i tyre.
7- Mendjemadhësia ndaj tyre.
8- Të bërit të qajnë.
9- Mosnënshtrimi ndaj tyre.

Shkaqet e mosrespektimit:

1- Mosnjohja e rëndësisë dhe vlerës së tyre.
2- Dhënia përparësi disa fëmijëve ndaj të tjerëve.
3- Neglizhenca në shpenzim ndaj fëmijëve sa kanë qenë të vegjël.
4- Mangësia në të drejtën e nënës dhe animi në njërën nga gratë në dëm të tjetrës.
5- Shoqëria e keqe.

Përshtati: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.