MЁNYRA E ABDESIT

 
Mos gjyko! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Jeta   
e diel. 17 shkurt 2013

Mos u mundo t’i gjykosh të tjerët!
Mos gjyko...!
Mos e ngrit zërin para askujt!
Mos u mundo ta ngritësh vetveten, kinse je mbi të tjerët...
Nëse ke arritur të bësh famë dhe "EMËR".
Nuk të bën të devotshëm as fama as arritjet e tua.
Mos e gjyko vëllain\motrën tënde.
Dije që jeni të gjithë të njëjtë.
Robër/Robëresha të Allahut...
E ti mos gjyko pa turp...
kur nuk mund ta dish realisht çka fshehet në zemrën e tij/saj.
Nuk të lejohet gjykimi ty.
Kije frikë Allahun!
E mos u shtir si i\e devotshme me qëllim që të të nderojnë njerëzit,
kurse zemrën e ke të prishur.
Të të nderojnë njerëzit është shumë e thjeshtë, mund ta arrish
Ta gjykosh një njeri edhe këtë mund ta arrish
Ta lësh në faj para njerëzve ndoshta fiton
Mirëpo dije, o ti i/e mjerë nuk të frikësohem
Vallahi
Nuk iu frikësohem gjykimeve tuaja
Allahu është Ai që do më gjykon mua.
Atij (Allahut) ia kam frikën.
Gaboj.
Është e vërtetë, çdo njeri gabon.
Njerëzit gjithmonë gabojnë nga inati, nga lakmia
nga dëshpërimi, nga xhelozia.
Mirëpo gabojmë për të mësuar.
Mësojmë që të mos përsërisim të njëjtat gabime.
Gabojmë për të kërkuar falje, për të pranuar që kemi gabuar.
Gabojmë për t’u rritur, për t'u pjekur.
Gabojmë sepse nga njerëzit akush nuk është i përsosur.
Ne jemi nga gabimtarët, gabojmë.
Pa të meta është i Vetmi, Allahu Një
Ai (Allahu) është i Vetmi i Cili nuk gabon
Ne jemi prej gabimtarëve
Gabojmë me të vërtetë
Mirëpo pendohemi para Allahut
Falje para Tij kërkojmë
Me lotët e pendimit para Allahut bëjmë istigfar
O Allah, na fal!
O Allah, na mëshiro!
Nga mëkatet na largo!
Imanin në zemrën tonë na e forco...!
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.