MЁNYRA E ABDESIT

 
A i ke kėta 5 margaritarė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e premte. 15 shkurt 2013
 Sa herë brenda ditës kërkon falje tek Allahu?! Shumë prej nesh nuk i dinë mirësitë dhe frytet e istigfarit. Le t’i mbushim orët e jetës sonë me istigfare!




1) Istigfarin (Kërkim-faljen)
 

Sa herë brenda ditës kërkon falje tek Allahu?! 10 herë? 20 herë? Më shumë? Më pak?
Shumë prej nesh nuk i dinë mirësitë dhe frytet e istigfarit. Le t’i mbushim orët e jetës sonë me istigfare!
Është e lehtë për gjuhën të thuash: “Estagfirullah”, por ka shpërblim të madh.

2) Koha e mëngjesit

Kjo kohë për të cilën shumë njerëz nuk e dinë. Pak gjejmë nga ata që përpiqen të qëndrojnë zgjuar pas namazit, për të bërë dhikrin e mëngjesit dhe për të falur dy rekate të namazit duha pas lindjes së diellit.

3) Leximi i Kur’anit

Libër në të cilin gjendet e gjithë krenaria jonë. Libër, të cilin nëse e lexojmë na dhuron shefatin (ndërmjetësimin) Ditën e Gjykimit.
Të ndajmë një kohë brenda ditës për të lexuar Kur’an, qoftë edhe një 10 minutësh!

4) Dy rekate në mes të natës

Shumë njerëz mund ta bëjnë këtë dhe nuk iu merr më shumë se 5 minuta nga koha e tyre. Ne mund të qëndrojmë para televizionit me orë të tëra, sidomos natën.
O musliman, ndaj nga kjo kohë vetëm 5 minuta dhe falë dy rekate namaz për Allahun e s’ka dyshim se ato të afrojnë më afër Tij!

5) Sadakaja (Lëmosha)

Mos i nënvlerëso qofshin ato edhe 10 cent, por që ato i jep çdo ditë për të varfrit.
Lëmosha fshehurazi shuan hidhërimin e Allahut!
Mos i humbisni këta margaritarë!

Përshtati: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.