MЁNYRA E ABDESIT

 
Mos u ndal, oj robėreshė e Allahut! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arta   
e enjte. 07 shkurt 2013

Jo, ti mos u ndal, oj margaritare
Sepse ti do t'jesh gjithmonë fitimtare
Mos heq dorë nga kjo që po vepron
Jo kurrë, ti mos u dorëzo
Të tjerët të përulin kurrë mos lejo
Mbulesa shumë ty të nderon. 

Mos u ndal, oj robëreshë e Allahut
Dhe sikurse të ngriten të gjithë në këmbë
Mos heq dorë nga kjo që ti po praktikon
Sepse shumë shpërblime do të kesh
Allahun ti shumë e gëzon
Nga kjo që ti po vepron.
 
Mos u ndal, oj robëreshë e Allahut
Jo kurrë mos u dorëzo, mos u përul, mos u rrëzo
Të sulmojnë nga çdo anë
Të fyejnë, të ofendojnë
Ti krenare t'jesh gjithmonë
Allahu ty shumë do të nderojë. 

Mos u ndal, oj robëreshë e Allahut
Me lot ti mos qaj
Me t'gjitha forcat e tua lufto n'këtë botë
Se Allahu ty të do
Të shpërblen dhe do të mbron
Dhe gjithmonë ti do t'fitosh. 

Mos u ndal, oj robëreshë e Allahut
Forcoje zemrën me din e iman
Sepse kjo ty do të ndihmojë
Ngrite kokën me krenari
sepse në kokën tënde ti ke vendosur kurorë
Dhe këtë nuk mund ta heq njeri.  

Mos u ndal, oj robëreshë e Allahut
Lute Zotin që t'forcojë, devotshmërinë n'zemër gjithmonë ta shtojë
Dhe sikurse e gjithë bota të ngritet në këmbë
Mbulesën nuk mund ta ndalojnë
Sepse këtë e kemi obligim
Dhe do ta mbajnë motrat tona gjithmonë...

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.