MЁNYRA E ABDESIT

 
Lufto me qenė gjithmonė motra e Profetit alejhis selam PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e mėrkurė. 06 shkurt 2013
 Të jemi gjithnjë motrat e Muhamedit alejhis selam dhe të mos ndahemi asnjëherë nga ai grup i cili e kultivoi, e ruajti dhe ftoi në rrugën e të qenit në këtë nder e privilegj të madh.








Në përgjithësi, njerëzit i bëjnë gjërat të ndodhin, por nuk do të thotë se edhe nuk gabojnë. Megjithëse njerëzit me iniciativa dështojnë shpesh, kjo gjë nuk i shqetëson, për vetë faktin se njerëzimi është në luftë gjithnjë për të gjetur ose shtuar lumturinë. 
Sa më e madhe të jetë mundësia për të fituar, aq më e madhe është mundësia për të dështuar, nëse del nga orbita e cila jemi të obliguar që të qëndrojmë strikt (zbatimi i kur'anit dhe sunnetit). 
Në qoftë se duam të arijmë shumë, duhet të marrim iniciativa dhe ta nxjerrim veten përballë tyre të fituar. Është e vërtetë se drejtimi që duhet të marrim me iniciativë, është drejtim i duhur, por kjo nuk provohet nëse rrimë në vend. 
Iniciativa ka shumë rëndësi për femrat, të cilat në të ardhmën e tyre do të kenë në varësi njerëz (fëmijët) që do të presin drejtimin e tyre. 
Themi se, nuk ka gjë më të pashpresë për një shoqëri, se sa kur grupi i njerëzve që dikur do të marrë çelësat e shoqërisë nuk ka iniciativë të shëndoshë dhe në binarë të asaj që duhet të jetë. 
Vetë fjala iniciativë do të thotë të ecësh nëpër vende që nuk ke qenë më parë, ose të rifreskosh e forcosh vendet dhe gjërat me vlerë e peshe nga të cilat je larguar prej tyre. 
Shpeshherë kur i pyet besimtaret se përse i praktikojnë disa regulla të besimit; shumë përgjigjen: "E kam obligim nga Zoti". 
Në lidhmëri me këtë përgjigje ne do të kishim rikujtuar edhe një nga iniciatorët e mëdhenj: "Të luftojmë për të qenë motrat e Profetit Muhammed alejhis selam". 
Nuk mund të mohohet fakti nga ngjarja e vërtetë e shumë përgëzuese e cila ka ndodhë mes Profetit alejhis selam dhe njërit nga sahabët e tij në një bisedë dialoguese në mes tyre, kur ai sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u pyet nga sahabiu i cili i ka thenë: O i Dërguar i Zotit, kur do të ndodh kiameti? Përgjigja e Muhammedit alejhis selam kaloi në pyetje drejt tij: “Çfarë ke përgatitur ti për atë ditë...?” Sahabiu u përgjigj me pak fjalë por mori përgëzim shumë të madh, saqë përfituan edhe të pranishmit e tjerë. Ai (Zoti qoftë i kënaqur me të) tha: "Asgjë  më shumë ose më të veçantë se sa kryerja e obligimeve bazë ndaj Zotit , por e posedoj një dashuri shumë të madhe, dashuri me të cilën e dua më shumë se vetveten Zotin dhe të dërguarin e Tij." Atëherë Profeti alejhis selam i tha: "Atë që e don më së shumti në këtë botë, me të do të jesh në botën tjetër."
 

Të nderuara! 
Të na mbushet zemra dhe mendja plot nga ky dialog ngaqë ky është një shembull që e mbushë mend njeriun e pasionuar për xhenet, e më pastaj ta rikujtojmë edhe dialogun tjetër të cilin e ka zhvilluar Profeti alejhis selam me sahibët e tij kur ata kaluan reth disa varrezave, dhe me të kaluar reth tyre, Profeti alejhis selam ka thënë: "Ah, sikur t’i takoja vëllezërit e mi!". Cilët vëllezër e pyesin sahabët e nderuar? Ai sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: " ...ata të cilët do të vijnë pas jush..." . 
Ajo çka më ka rrëqethur dhe më ka bërë të analizoj më shumë kur e kam pasur rastin ta dëgjoj sqarimin rreth këtij dialogu është se më ka thelluar edhe më tej drejt asaj reales, se a e meritojmë apo a e kemi arritur edhe ne nderin që të jemi motrat e Profetit tonë sal-lallahu alejhi ve sel-lem!? Apo duhet të jemi ende në luftë me veten për ta arritur këtë privilegj kaq të madh, ngaqë ndjeshmëria jonë si gjini ndaj lakmisë së dynjasë më shumë na rrëmben prej saj se sa rrëmbimi i ndjeshmërisë për ahiretin. 

- Me çka arrihet ky kriter?
 

Veç e potencuam më lart se duhet të marrim iniciativa për të arritur suksese, e për të arritur këtë sukses të lartë mendojmë se e para është; 
a) Bindja ndaj urdhrave të Zotit dhe përputhshmëria e veprave tona me veprat e Muhamedit alejhis selam dhe grave e vajzave të tij. 
b) Lufta ndaj vetvetes dhe egos sonë. 
All-llahu thotë në Kur'an: 
"E ata të cilët luftuan për hatrin Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne…"
(Ankebut: 69) 
Ndërsa Profeti alejhis selam ka thënë: 
"Luftëtar në rrugën e All-llahut është ai (ajo) i cili lufton me veten e tij për hir të All-llahut." 
Një dijetar i madh thotë: "Lufta e egos është adhurim, nuk arihet veçse nëpërmjet dijes, dhe ajo është obligim për çdo person." (Shejh Nablusij). 

- Mundësitë për ndryshime pozitive
 

Ashtu siç ka mundësi që egoja të prij për mëkatim, ajo edhe mund të ndryshojë të të prijë për kahje pozitive- shpërblime nëse ne dimë ta orientojmë, si dhe po mos të ishte kjo vlerë, urtia e dërgimit të dërguarëve nuk do të ishte e nevojshme në këtë rast. 
Me këtë ndryshim, ne nuk po themi që cilësitë negative të eliminohen, por po themi që ato cilësi t’i shndrrojmë në cilësi të mira në atë mënyrë siç kënaqet All-llahu dhe siç ka këshilluar i Dërguari i Tij sal-lallahu alejhi ve sel-lem. 
Ta kujtojmë rastin e Profetit alejhis selam në ditën e Taifit se si u torturua. Ai sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk u zemërua për veten e tij, ku edhe dhëmbin ia thyen edhe këpucat deri në zogj iu mbushën me gjak nga plagët e marra, por u mërzit pse shkelej fjala dhe kufinjtë e Zotit, sa që i ngrehi duart dhe u lut që Zoti t’i falë e t’i udhëzojë, ndërsa nga vetja (morali) i tij, i justifikoi ata (armiqtë që e sulmuan). 
Me siguri se na hyn në interes se si ta kërkojmë edhe më tutje rrugën e luftës ndaj vetes, me qëllim që të arrijmë ndjesinë e asaj që edhe ne të jemi motrat e Profetit alejhis selam. 

- Etapizimi i gjërave për ndalim-përmirësim
 

Mirë është që ta kemi para vetes si prijës ndonjë verset kur'anor ose ndonjë hadith, me qëllim që të kemi busullën aktive për synimet tona. 
Në këtë rast po e rikujtojmë një citat kur'anor i cili thotë: 
"Unë nuk e shfajësoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen..." (Jusuf: 53). 
Nga etika islame e pasuesve të profetit alejhis selam është që, kur zbulon të metat e vetvetes, fillon t’i pastrojë dhe zëvendësojë me cilësi të mira, saqë atëherë nuk do të gjejë kohë të mirret me të metat e të tjerëve, saqë edhe fillon t’i numërojë ato të meta të tjerëve. Për këtë më së shumti kanë prirje femrat në përgjithësi, edhe pse nuk mund të mohohet fakti se edhe meshkujt e bëjnë një gjë të tillë, po femrat janë më shumë të involvuara për këtë cilësi negative. 
Nuk e mohojmë faktin se njerëzimi sikur e kanë të instaluar një kod special në kokat e tyre që çdo personi apo individi, së pari ia shohin mangësitë ose ia kërkojnë anët negative që i ka, e pastaj ndodhë që t’ia masin apo kërkojnë anët pozitive. Bile bile, shpesh ndodhë që edhe nëse anët negative janë shumë minimale ose tejet të vogla me bëmat pozitive që mund t’i ketë një individ, bota njerëzore i mat e i stërhollon ato negativet më shumë sesa që matet ari në dyqan. Saqë dro me të bindë se janë të dedikuar nga Zoti për një gjë të tillë. (Sikur t’i masnim të gjithë gabimet tona sikurse i masim të huajat...!) 
Vazhdimësi e rrugës për të arritur deri tek finalja e synuar që edhe ne të jemi gjithnjë motrat e Muhamedit alejhis selam, themi se, së pari ta sfidojmë veten nga pengesat barrikadike të jashtme të cilat janë: 
1. Të ndalurit e gjuhës nga: përgojimi, thashethemet, gënjeshtra, shpifja dhe fjalët fyese e të këqija për të tjerët e ndaj të tjerëve, sidoms ndaj atyre që nuk ua njohim rrethanat ose problemet. 
2. Të ndalurit e vetes nga dëgjimi i po këtyre që u lartcituan; përgojimi, thashethemet, shpifja, muzika, humori banal etj... 
3. Të ndaluarit-penguarit e syve nga të shikuarit e gjërave të ulta ose të ndaluara për ne. 
4. Kujdesi ndaj duarve tona që me to të mos dëmtojmë tjetrin si dhe mos të përgatisim e shërbejmë gjëra që nuk na lejohet. 
5. Ta frenojmë veten që të mos frekuentojmë vendet që nuk janë për ne, si dhe mos t’i masim rrugët e vendit ose të qytetit me sorrollatje vend e pa vend, nevojë e pa nevojë. Të jetë më e preferuar për ne qëndrimi në shtëpitë tona se sa bredhja e pahijshme poshtë e lart rrugëve. 
6. Kujdes për stomakun se me çfarë e mbushim dhe mos ta mbushim aq sa kërkon, ngaqë turbulenca e trurit është shumë prezente pastaj nga avullumi që bëhet gjatë procesit të tretjes, gjumi rëndon sytë dhe veprat e mira lihen pas dore. 
7. Të ndaluarit e vetes nga nxitja e epsheve tek të tjerët. Kujdesi se si paraqitemi brenda shtëpisë në prani të tjerëve dhe sidomos jashtë saj në rrugë. Veshmbathja jonë të jetë në suazat e femrës së pjekur në Islam dhe të mso i ngjaj asaj femrës e cila nuk i ka në duar frejtë e egos së saj, saqë pak e hiq dallon nga të devijuarat. Mbulesa mos të jetë leckë në kokat tona, por të jetë nder dhe krenari. 

Të gjitha këto të shndërrohen në zëvendësim me të mirat


1. Të bindim dhe edukojmë veten, se gjuhën duhet ta njomim gjithnjë me përmendje të Zotit dhe me urdhërim në të mirë e ndalim nga e keqja. 
2. Të edukohemi se koha jonë duhet të jetë e mbushur me dëgjim të gjerave me vlerë siç janë: të dëgjuarit dhe të lexuarit e Kur'anit dhe leksioneve këshilluese që dhurohen nga personalitete të nderuar me bagazh të dijes së dobishme. 
3. Të mbjellësh ndjenjën që të punosh për të shkuar në vizitë në vendet e shenjta për në (Qabe dhe në Medinën e ndritshme të Profetit alejhis selam). Si dhe të punosh që sytë e tu të kënaqen duke shikuar fëmijët e tu të edukuar mirë, e jo ta kesh vetëm atë kënaqësinë, pse je nënë dhe mos të të bëhet vonë aspak pse ata janë pa edukatë. 
4. Zgjatjau dorën besimtareve dhe ndihmoju me atë që ato kanë nevojë për ty. Buzëqeshju dhe folju me fjale të mira e jo fyese e të ulta. 
5. Jepi rëndësi frekuentimit tënd në kuvendet e dijes (brenda suazës së asaj të lejuarës), ngaqë shtimi i dijes së dobishme është çelës i arritjes së suksesit në fjalë, nëse e zbatojmë atë që e mësojmë. 
6. Nga e mira e vargut të të mirave të Profetit alejhis selam është edhe agjërimi i ditëve me rëndësi siç është agjërimi i Ramazanit, i ditës së Arafatit, dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes, Ashuras, të hënës e të enjtes, ditëve të bardha..., të mundohemi që ta praktikojmë edhe ne këtë, ngaqë dobia e tyre është tejet e madhe si në aspektin e imanit tonë ashtu edhe në aspektin shëndetësor. 
7. Pastaj ta bëjmë një hap të madh njëherë e përgjithmonë që ta pastrojmë egon tonë nga mendjemadhësia, syefaqësia etj., që të jemi sa më modeste e të ngritura moralisht dhe që të kemi sinqeritet të lartë që të bulëzojmë sa më shumë iman dhe devotshmëri me butësinë që duhet ta ketë një besimtare e edukuar dhe e pjekur. 
Edhe pse mundësitë e pastrimit të egos janë të shumta, këto të cilat u cekën, shpresojmë se janë një busullë për neve si femra besimtare që gjithmonë t’i kemi në zbatueshmëri, për vetë faktin që edhe ne të jemi gjithnjë motrat e Muhamedit alejhis selam dhe që të mos ndahemi kurrë njëherë nga ai grupi i cili e kultivoi, e ruajti dhe ftoi në rrugën e të qenit në këtë nder e privilegj të madh.
 

Pra, një luftë apo një përpjekje e tillë është kusht i çdonjërës prej neve, me qëllim që këtë privilegj ta përjetojmë si në këtë botë edhe në tjetrën. 
Si përmbyllëse të kësaj bisede po e lëmë urtinë e Ebu Ali Dekak i cili thotë: 
"Ai i cili i përvishet luftës me vetveten në pamjen e jashtme (edukatë në sjellje dhe veshmbathje), All-llahu do ta zbukurojë pamjen e brendshme me ëmbëlsinë e besimit." 



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.