MЁNYRA E ABDESIT

 
Shenjat e tė devotshmit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e hėnė. 14 janar 2013

 I devotshmi duhet t’i dijë mirësitë e Allahut mbi atë dhe të mos e pëlqejë veten e tij, se Allahu ka thënë: ”…përkundrazi Allahu juve ju ka shpërblyer me mirësi, që ju ka udhëzuar në besim, nëse jeni të sinqertë”. (Huxhurat: 17).







1- Ruajtja e gjuhës nga përgojimi, sepse Allahu ka thënë në Kuranin Famëlartë: ”…mos përgojoni njëri-tjetrin…”. (Huxhurat: 12).

2- Distancimi nga paragjykimet. Allahu i Lartësuar ka thënë:
”…largohuni prej dyshimeve të
shumta, meqë disa dyshime janë mëkate…”. (Huxhurat: 12); ndërsa profeti ynë i dashur, Muhamedi alejhi selam, ka thënë: ”Kujdes nga paragjykimi, sepse paragjykimi është rrena më e madhe”.

3- Distancimi nga talljet. Allahu ka thënë:
”…nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër…”. (Huxhurat: 11).

4- Ulja e shikimit nga haramet. Allahu ka thënë: ”Thuaj besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit)“. (Nur: 30).

5- Sinqeriteti në fjalë. Allahu i Madhëruar ka thënë: ”…dhe kur të flisni, thoni të vërtetën…”. (Enam: 152).
 
6- I devotshmi duhet t’i dijë mirësitë e Allahut mbi atë dhe të mos e pëlqejë veten e tij, se Allahu ka thënë:
”…përkundrazi Allahu juve ju ka shpërblyer me mirësi, që ju ka udhëzuar në besim, nëse jeni të sinqertë”. (Huxhurat: 17).
 
7- Ta shpenzojë pasurinë e tij në të vërtetën e jo në të kotën. Allahu ka thënë: “Edhe ata që kur shpenzojnë, nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur”. (Furkan: 67).

8- Të mos kërkojë për veten lartësi dhe mendjemadhësi. Allahu ka thënë:
“Atë vend të përjetshëm (xhenetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan, as mendjemadhësi, e as ngatërresa në tokë”. (Kasas: 83).

9- Falja e pesë kohëve të namazit në kohën e tyre. Allahu ka thënë:
”Ruani kohët e namazit, si dhe atë të mesmen dhe para Allahut qëndroni me përulje”. (Bekare: 238).

10- Qëndrueshmëria në sunet dhe xhemat. Allahu, Dhul Xhelali uel Ikram, ka thënë:
“Kjo është (feja) ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni”. (Enam: 153).

Përktheu: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.