MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėr ju qė mendoni ta festoni Vitin e Ri PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sabri Vilanci   
e diel. 30 dhjetor 2012

Ju që mendoni ta festoni vitin e ri-pagan
Ruanu dhe mos i shoqëroni të krishterët.
O ju që mendoni ta festoni vitin e ri pagan
Dihet se është viti sipas kalendarit gregorian.

Ndërsa për neve që i takojmë besimit islam
Dihet se ne jemi në vitin 1434 të hixhretit
Dhe kjo ditë nuk bën as të përkujtohet,
le më të festohet.

Kjo ditë është ditë sikur tjerat ditë
por këtë dikush e ka si festë
se ashtu ju ka mbetur nga të parët e tyre…

Neve nuk na brengos që e festojnë paganët
Por na intereson për vëllezërit tanë muslimanë
të mos mashtrohen me festat që nuk ju takojnë.

Ne kemi librin tonë të fundit deri në kiamet
(K U R A N I N  F A M Ë L A R T Ë )
dhe dijetarët e hoxhallarët tanë që na tregojnë për çdo ditë

se muslimani i ka dy festa: Fiter dhe Kurban-Bajramin
Jo festa që fillojnë me krisma e me zjarr.
Festat tona fillojnë me faljen e Bajramit e me ëmbëlsira,
duke filluar me tatlia e bakllava, e jo me alkool e zjarr.

E kam një lutje për të gjithë vëllezërit muslimanë:
Sa i harxhoni këto pare për dinamit e për alkool
i kemi vëllezërit tanë jetima të UÇK,
dhe shumë të tjerë në vendin tone që kanë nevojë…


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.