MЁNYRA E ABDESIT

 
I vdekur je... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Naim Hoxha   
e shtunė. 29 dhjetor 2012

I vdekur je kur lundron mbi anijen e pasurisë...
I vdekur je kur sheh dhe nuk njeh askënd tjetër përveç kokëlartësisë tënde.
Ule kokën dhe shiko aty ku shikojnë i tërë njerëzimi.
Oj zemër e vdekur, që ke harruar gjithçka përveç pasurisë.
Mos u mashtro!
Mos devijo!
Mos mendo që vetëm ti je, harrove që ka një Zot mbi çdo njeri!
Ndalu një çast dhe mendo, ku isha unë dje dhe ku jam sot.
Pse krenohesh me paranë tënde e cila të ka larguar nga dini...
Krenohu me namazin tënd që ke falur dikur…
Krenohu me punët dhe veprat tua që i ke bërë dikur vetëm për Allahun.
O i mjerë i kësaj dynjaje dhe dynjasë tjetër.
Sa nëna qajnë nga uria e fëmijëve të tyre?
Sa fëmija qan nga uria e nënës?
Kujdes, ndalu dhe mendo se një ditë ndoshta s’do të kesh asgjë në jetën tënde.
Do të kesh vetëm pasurinë shpirtërore-NAMAZIN.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.