MЁNYRA E ABDESIT

 
Mos i dėrgoni prindėrit nė shtėpinė e pleqve PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sabri Vilanci   
e diel. 02 dhjetor 2012

Na ka ardhë një kohë shumë e vështirë
Sot fëmijët nuk i bëjnë hesap prindërit e vet
si po martohen, atyre mendja po ju ndryshon
dhe prindërit e vet nëpër shtëpi të pleqve po i dërgojnë.
Po harrojnë se me çfarë mundime ata prind i kanë rritur
Babai si punëtor, e nëna si amvise,
duke i larë edhe teshat, në shi, jashtë e nëpër borë.

Ai njeri që nuk i do prindërit e vet,
ai së pari është njeri i pa vlerë,
nuk mendon që edhe ai i shkreti
vet shumë më keq ka me përjetue.
Ndoshta ai nuk do ta ketë vendin sikur prindërit e vet,
nëpër shtëpi të pleqve që vet i ka dërguar
se ka menduar se gjithmonë i ri do të jetë
por Allahu xh.sh. ato të këqija kurrë s’i harron
E, sidomos atyre, që i anashkalojnë prindërit e vet.

Ka me heq e me u pendue,
por atëherë i bëhet shumë vonë,
e do t’i nxjerrin sytë e vet,
sepse s’i ka vepruar ai me prindërit e vet
ashtu në këtë dynja do t’i kthehet edhe atij
edhe shumë më keq,
se prindërit e vet ai i largoi,
në shtëpi të pleqve i dërgoi,
edhe vetveten nga Xheneti e largoi,
harroi se më prindër askush nuk i bëhet.

Mos i dërgoni prindërit në shtëpi të pleqve,
por ua dini vlerën sa i keni gjallë,
se kur të vdesin, atëherë do të jetë shumë vonë.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.