MЁNYRA E ABDESIT

 
Harro!!! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Jeta   
e premte. 30 nėntor 2012

Harro kohën që të iku!
Ajo iku, nuk kthehet më...
Harroji çastet e mjerimit...
Tani kaluan.
Le të jenë të harruara ato çaste që në humbje i kalove
Që me shoqëri të humbur u shoqërove
Rrugën e haramit nga ta e mësove
Veq në haram kohën e kalove
Harroji ato çaste...
Ikën...
Tani lumturinë islame e shijove
Mos e përsërit të kaluarën!
Dije, o njeri,
që me një kusht, Allahu do të fali ty
të mos i përsëritësh kurrë ato gabime
që më parë i ke vepruar
Pendohu!
Pendohu, me një pendim të sinqertë
A e di që tani i humbur...?
Jo, s’je i humbur
Në atë varfëri shpirtërore që ishe
Tani i varfër nuk je
Harroje të kaluarën!!!
Arrite gjërat më të shtrenjta në botë
Arrite dijen e imanit
Arrite udhëzimin e Allahut
Andaj, veten të varfër mos e quaj më
Falëndero Allahun në çdo kohë, në çdo moment
Që nga ai mjerim të largoi
Dhe sikur ta kishe pasurinë e gjithë botës
S’do të duhej asgjë!!!
Të qetë vetveten s’do ta ndieje kurrë
Po nuk e pate brendësinë tënde të pasuruar me iman
Po nuk e arrite qetësinë e zemrës tënde në namaz.
Falëndero Allahun, o njeri!
E mos lejo që zemërimi yt
Të bëhet shkatërrimi yt në jetë.
O njeri,
Mos u bëj nga lakmitarët e pasurisë.
Dije që...
Udhëzimi nuk është gjë që blihet me para
Këtë të mirë e fiton vetëm ai njeri
Që Allahu do ta udhëzojë
Edhe sikur të gjithë të ngrihen kundër kësaj
Kur Allahu të udhëzon, s’ka kush që të humb
Tani ti falëndero Allahun, që të pasuroi me iman
Të udhëzoi në Islam
Andaj,
Mos i numëro...
vitet e jetës që të ikën,
por numëro frytet e të mirave që i arrite.
Është arritje për një njeri
Kur udhëzimin e Allahut fiton
Krenarinë e mendjemadhësisë e largon
E kërkim-faljen sa më shumë e shpeshton.
Të lus, pendohu dhe ti
pendohu për të këqijat,
që në jetë i ke vepruar.
Tani e tutje, puno për Ahiret!
Mendo vdekjen në çdo moment!
Vazhdo të jetosh akoma
Me shpresën që kënaqësinë e Allahut ta fitosh
Mos u dorëzo!
Mos të të mërzisi Jeta!
Mos të mashtrojë shejtani!
Prandaj, ti ec e mos u dorëzo!
Përpiqu për vepra të mira, puno!
Nuk është e natyrshme të lodhesh nga jeta.
Nëse Islamin përqafove,
JETO!
Dhe, mos u dorëzo!
Është mrekulli të përpiqesh me bindje,
të përfitosh nga kjo përpjekje
Për kënaqësitë e Allahut të luftosh
Njeriun nuk e bën me vlerë fama,
as pasuria, as bukuria, as pozita...
njeriun e bën me vlerë imani
e drejtësia e shpirtit të tij...
gjithçka e kësaj bote tretet
përveç fjalës dhe veprës tënde.
Epo, këto do vihen në librin e veprave tua
Janë veprat që do të të shoqërojnë gjithnjë
Nga veprat e tua do të shpëtosh apo do ndëshkohesh, o njeri
Prandaj, vepra të mira puno...
Nga harami veten largo!
Epshin freno!
Për Xhenet tani e tutje Lufto...
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.