MЁNYRA E ABDESIT

 
Loti i nėnės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Naim Hoxha   
e enjte. 29 nėntor 2012

Oh, biri im, mos ma djeg zemrën time me gjuhën tënde të pastër, mos ma verbo syrin, i cili kërkon ta shoh fytyrën tënde!





Një nënë e mjerë në qoshkun e shtëpisë, nuk mund ta ndalë lotin e saj të pashtershëm.
Loton për dhimbjen e saj...
Dhimbja e saj është biri i saj...
Biri i cili jeton larg nënës së tij, nënës të cilën e sheh pengesë në jetën e tij.
Oh, biri im, m’i hap dyert, dua ta shoh dritën që Zoti na ka dhuruar për të jetuar! 

Pse më ke mbyllur në këtë dhomë të errët pa ty...?
Mos më ler të mbyllur, çfarë të bëra biri im?
Pse të desha, pse ta dhurova jetën, pse të buzëqesha me vite të tëra?
Pse më vret me bukurinë tënde?
Oh, biri im, dua të jem me ty dhe fëmijët e tu...
Dua ta përkëdheli kokën tënde dhe të nipërve dhe mbesave të mia...
Dua të qeshi edhe unë me ju.
Oh, biri im, mos ma djeg zemrën time me gjuhën tënde të pastër, mos ma verbo syrin, i cili kërkon ta shoh fytyrën tënde!
Dua të jem me ty.
Të don nëna.
Ti je syri që unë shoh
ti je loti që unë derdhi çdo ditë
ti je gjuha që unë flas
ti je drita që unë shoh.
Biri i nënës, nëse dëshiron të më vrasësh, KUJDES!
Mos u lëndo...!
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.