MЁNYRA E ABDESIT

 
Mesazhi i 28 nėntorit? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Avni Tafili   
e mėrkurė. 28 nėntor 2012
 Ji shqiptar,
Me nder e besë,
I thuktë e bujar,
I ruajtur e trim,
Adhurues i drejtë
I Zotit të vet.





        Nëse populli ynë ka armiq, nuk jemi të vetmit; dijeni se, asnjë armiqësi nuk mund ta dëmtojë popullin tonë më tepër se armiqësia jonë ndaj njëri-tjetrit!

       
Dhe armiqësia sjell armiqësinë; kur njerëzit shtypin njëri-tjetrin, ata shtypin veten e tyre. Prandaj jemi të shtypur. Jo nga të tjerët. Por nga vetja jonë. Andaj, nëse kjo datë shënon një ngjarje të rëndësishme për popullin tonë, le të shënojë edhe këtë të vërtetë, të vërtetën e inatosjes dhe kokëfortësisë, e cila ndau dhe përçau. Jo vetëm ne.

       
Dhe mbajeni mend: Nuk mund të përparojë një shoqëri, e cila jeton/funksionon nën hijen e errët të inatit dhe kokëfortësisë. E dituria bashkë me edukatën, është rruga e ndritur dhe e sigurt drejt bashkimit, forcimit dhe çlirimit intelektual, shpirtëror e moral.

Shqiptar!
Mos u bëj si shqiponja
Kur shket ndaj zogjve të vet,
As si ujku
Kur vret ushqyesit e vet,
As si dhelpra
Kur në besë pret,
As si i dehuri
Kur rrënon shtëpinë e vet;
Ji shqiptar,
Me nder e besë,
I thuktë e bujar,
I ruajtur e trim,
Adhurues i drejtë
I Zotit të vet.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.